LAJMI I FUNDIT:

Kanos gruan, policia arreston bashkëshortin

Kanos gruan, policia arreston bashkëshortin

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri gjatë një bastisje në Obiliq, pas raportimit të një ankueses femër për kanosje nga bashkëshorti i saj.

Pas intervistimit dhe një pune hetimore, personi i dyshuar ka pranuar se posedon një armë zjarri.

Me vendimin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur-kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit e llojit “Zastava”, me një karikator dhe shtatë fishekë të kalibrave të ndryshëm.


Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes, thuhet në raportin e sotëm të rregullt të Policisë së Kosovës.