LAJMI I FUNDIT:

Anulohet seanca për rastin “Tenderë” ku e akuzuar është Kançeska-Milevska

Anulohet seanca për rastin “Tenderë” ku e akuzuar është Kançeska-Milevska

Është anuluar seanca për rastin “Tenderë” të PSP-së, i cili sot duhej të mbahej në Gjykatën Penale në Shkup.

Anulimi ndodhi për shkak të mosprezencës zyrtare të kryetarit të Këshillit, Osman Shabani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca e ardhshme është caktuar për të premten e ardhshme, kur do të dëshmojnë Tome Bozhinov dhe Sasha Boshev.


Në rastin “Tenderë” e akuzuar e parë është ish-ministrja, Elizabeta Kançeska-Milesvska, për keqpërdorime me tenderin për zbatimin e punëve ndërtimore në Muzeun e OBRM-së, nga projekti “Shkupi 2014”./Telegrafi/