LAJMI I FUNDIT:

Përse femrat më të forta shpeshherë ndihen më të lënduarat përbrenda?

Përse femrat më të forta shpeshherë ndihen më të lënduarat përbrenda?

Duke rrezatuar forcë e vetëbesim, femrat e forta duken se nuk i nënshtrohen stresit e presionit të jetës.

Problemet e femrave të tilla asnjëherë nuk duken të vërteta, edhe nëse të njëjta probleme do t’ju bënin copa juve, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht se me çfarë sfide e ballafaqon jeta – ngecje në karrierë, romanca të dështuara, probleme familjare – një femër e fortë nuk dorëzohet. Pavarësisht tërë këtyre, ajo e mirëmban një qëndrim të qetë dhe të ndërgjegjshëm.


Buzëqeshja e saj garanton se do të ndriçohet secila dhomë në të cilën futet. Jo vetëm se e mban mend çdo ngjarje të rëndësishme, por është e para që shfaqet me një dhuratë të menduar mirë e të paketuar bukur.

Nuk është vetëm e parja për të dalë vullnetare, por ajo që në fund qëndron për të pastruar dhe për t’u siguruar se çdo njeri do të shkojë sigurt në shtëpi.

Në sipërfaqe, jeta e saj është e përsosur. Ajo i ka të gjitha. Çdo gjë ndodh sikurse ajo ta kishte planifikuar jetën e saj në çdo milisekondë.

Ajo është shembull jo vetëm për femrat e reja, por për të gjitha femrat në përgjithësi. Në fakt, ajo s’ka fare të meta.

Por, çfarë njerëzit nuk kuptojnë është se ajo rrezaton forcë e vetëbesim për shkak se është saktësisht personi që ajo dëshiron që bota ta sheh. Është për shkak ajo është e fortë dhe e suksesshme.

Pak njerëz e dinë se kjo është saktësisht çfarë ajo ka vendosur t’ia shfaqë publikut. Prapa të gjitha mureve të saja të konstrukturuara mirë, shtrihet një zemër e cila mban errësirë të cilën ajo nuk dëshiron që bota ta sheh.

Dhimbja e saj është diku larg dhe thellë – atje ku askush s’mund ta gjejë! Edhe nëse do të kërkonin njerëzit në çdo pjesë të sipërfaqes së dhimbjes së saj, nuk ka mundësi që do të mund të futeshin në thellësitë e pikëllimit të saj.

Pas së gjithash, përse ndokush do të mendonte se ajo mund ta ndjejë dhimbjen kur të gjithë e shohin vetëm një femër të lumtur e energjike?

E vetmja mënyrë se si njerëzit do të mund ta kuptonin dhimbjen e saj do të ishte në momentin kur ajo shtrihet e vetme në shtrat, e errësira është e vetmja shoqëri që ka.

Ajo kërkon paqe në gjumë, por ankthet ia eliminojnë çdo shans të lehtësimit.

Ajo vendos t’i vuajë sfidat dhe mundimet e jetës në vetmi, duke mos dashur që të bëhet barrë e askujt.

Pavarësisht mënyrës se si e perceptojnë tjerët, emocionalisht ajo është duke u kalbur përbrenda – ajo është një bombë e kurdisur e cila vetëm sa s’ka shpërthyer!

Megjithatë, ajo ia arrin që të zgjohet çdo mëngjes dhe t’i mbyll diku larg mendimet e saja negative – mendimet e tilla nuk e mposhtin atë; ajo i mposhtë ato.

Për të, çdo ditë fillon e njëjta betejë, por ajo jo vetëm se lufton gjithmonë, por edhe fiton gjithmonë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Kalo në kategori