LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se ua mori jetën 250 personave, ballafaqohet me emrat e viktimave – ekspertët thonë se reagimi i mjekut “tregoi gjithçka” (Video)

Dyshohet se ua mori jetën 250 personave, ballafaqohet me emrat e viktimave – ekspertët thonë se reagimi i mjekut “tregoi gjithçka” (Video)

Ekspertët kanë zbuluar pamjet që zbulojnë momentin kur një nga vrasësit serik më të mëdhenj në histori “tregoi gjithçka” në vetëm nëntë sekonda.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, si një mjek i respektuar, Harold Shipman u paraqit si një shtyllë e komunitetit. Në të vërtetë, ai përdorte pozitën e tij si mjek për të vrarë qindra njerëz gjatë një karriere 20-vjeçare.


Dhe tanimë në një dokumentar të ri televiziv, ekspertë të psikologjisë, gjuhës së trupit dhe të folurit analizojnë sjelljen e Shipman, në një numër intervistash televizive dhe policore dhe zbulojnë se si ai “tregoi gjithçka” në vetëm nëntë sekonda.

Pas dënimit, në vitin 2001 Shipman u mor në pyetje nga policia përsëri në lidhje me vdekjet më të dyshimta gjatë kohës së tij si mjek në Todmorden, West Yorkshire.

Me shpinën e tij të kthyer nga oficerët e policisë dhe me sytë e tij të mbyllur, Shipman u përpoq të mos “jepej”, por siç thekson analisti i Gjuhës së Trupit, Cliff Lansley, ai i “tregoi gjithçka” me frymëmarrjen e tij gjatë nëntë sekondave.

Siç thotë eksperti në fjalë, pasi i është paraqitur një pamje e një prej viktimave të tij, Elizabeth Pearce, modeli i rregullt i frymëmarrjes së Shipmanit prej katër sekondash ndryshon në mënyrë dramatike.

Lansley tha: “Ai duket të ketë përjetuar frikë”.

“Kjo përgjigje e ‘ngrirë’ është një reagim psikologjik-fizik. Kjo është subkoshiencë. Kjo është pika kur ai ndalon frymëmarrjen dhe ai e di se foto është atje… Ai nuk merr frymë për nëntë sekonda”.

“Pra, Elizabeth Pearce – ky emër është një problem për të”.

Gjithashtu në dokumentarin në fjalë, Richard Henriques QC, një pjesë e Prokurorisë që ‘ndihmoi’ Shipmanin të qëndrojë pas hekurave, shpjegon se si askush nuk e di saktësisht se sa është numri i njerëzve që Shipman zgjodhi t’ua marrë jetën dhe se gjasat janë që numri i viktimave të tij është shumë më i lartë sesa atë që ai është përgjegjës për to”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori