LAJMI I FUNDIT:

Plagoset një person në Mitrovicë

Plagoset një person në Mitrovicë

Policia e Kosovës mbrëmë në Mitrovicë ka marrë informacionin se në rrugën ‘Lah Nimani’ gjendet një person i plagosur nga arma e zjarrit.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Policia ka konstatuar se ka të bëjë me një rast ‘vrasje në tentativë’, ku në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, një zinxhir dore dhe çelësat e veturës së viktimës, i cili pas tretmanit fillestar në emergjencë në Mitrovicë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.


Në kuadër të veprimeve të saj Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative-hetimore, ku personat e dyshuar janë të njohur për Policinë dhe është duke u punuar për lokalizimin e vendndodhjes së tyre, si dhe është zgjeruar rrethi i hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe  sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori