LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e familjes Jubani, thesar i arkitekturës shkodrane

Shtëpia e familjes Jubani, thesar i arkitekturës shkodrane

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër bën të ditur se po kryen punime mirëmbajtje në banesën e Mati Jubanit, e shpallur “Monument kulture” në 1973.

Shtëpia Muze Zef Jubani, që gjendet në rrugën kryesore të qytetit ose në rrugicën Ndoc Coba, ka një histori afro 200-vjecare dhe është ndërtuar për t’i shërbyer familjes shkodrane të Zef Mesit. Në këtë banesë lindi dhe u rrit ylli i skenës teatrore, aktori shkodran Zef Jubani.


Shtëpia ka vlera të mëdha etnografike, historike e arkitekturore. Kati i sipërm i ndërtesës ka pesë dhoma, të cilat ndërlidhen njëra me tjetrën përmes një çardaku. Dy nga odat janë pajisur me oxhakë të bardhë tradicional të punuar me mjeshtri në gips.

Po ashtu nuk mungojnë objekte të tjera karakteristike si djepi në dru të gdhendur e ngjyrosur me motive të ndryshme, ku u rriten të gjithë fëmijët e familjes, por edhe arka e pajës prej drurit me motive të pikturuara. /ata/