LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen 46 kilogram marihuanë në Tetovë, arrestohet një person (Foto)

Konfiskohen 46 kilogram marihuanë në Tetovë, arrestohet një person (Foto)

Policia e Maqedonisë njofton se gjatë ditës së djeshme (30 tetor) kanë realizuar aksion kontrollues në shtëpinë e një tetovari, i cili është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “posedim dhe lëshim në treg të lëndëve narkotik”.

Nga MPB thonë se aksioni është realizuar në periudhën prej orës 12:00 deri në orën 22:30, së pari në shtëpinë e personit N.I (54) dhe më pas edhe në hapësirat ndihmëse, që kanë qenë nën pronësi të tij, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë kontrollit të parë, të realizuar me urdhër të gjykatës, në të cilin ka marrë pjesë edhe prokurori publik, në njërën nga dhomat është gjetur një kilogram marihuanë, 13 litra lëng i panjohur, peshore digjitale, shiringa dhe materiale tjera, të cilat janë dokumentuar dhe konfiskuar për hetime të mëtejshme. Në kontrollin e dytë në shtëpizën e vogël, janë gjetur rreth 45 kilogram marihuanë, e cila sipas të arrestuarit është blerë nga një person nga Shqipëria”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se personi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje në stacionin policor në Tetovë, ndërsa gjatë ditës së sotme do të nxirret para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori