LAJMI I FUNDIT:

Sudani Jugor, aty ku 19,000 fëmijë janë pjesë e forcave të armatosura – djemtë trajnohen për të luftuar, ndërsa vajzat përdoren si “gra” (Foto)

Sudani Jugor, aty ku 19,000 fëmijë janë pjesë e forcave të armatosura – djemtë trajnohen për të luftuar, ndërsa vajzat përdoren si “gra” (Foto)

Në një terren me pluhur në Yambio, nën një pemë të madhe mango, një grup prej 30 vajzash dhe djemsh, disa të veshur me rroba ushtarake dhe disa me armë pranë tyre, ulen në hije duke ngrënë biskota ndërsa presin fillimin e ceremonisë për lirimin e tyre nga ushtria.

Ambasadori i SHBA dhe mysafirë të tjerë po vijnë nga kryeqyteti Juba për të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Siç shkruan aljazeera, përcjell Telegrafi, ata janë pjesë e 900 fëmijëve të liruar nga forcat e armatosura në Sudanin e Jugut në 2018, vendi me një nga numri më i madh i ushtarëve fëmijë në botë.


Një djalë 18 vjeçar nga Yei. Ai tha se ai ishte rrëmbyer dhe mbajtur nga milicia e përafruar me SPLA që nga konflikti i filluar në vitin 2013.

Ceremonia konsiston me heqjen e rrobave ushtarake nga ata, duke marrë fletore dhe çanta shkollore me etiketa të UNICEF.

Megjithatë, sipas OKB-së, ende ekzistojnë 19,000 fëmijë në forcat e armatosura në Sudanin e Jugut, një numër i kontestuar nga ushtria.

“Ne kemi shqetësime për shifrat e botuara nga UNICEF-i, nuk e dimë se si dolën ata numra. Nuk është e vërtetë që disa grupe të tjera që ishin të integruara në SPLA kishin ushtarë fëmijë – politika jonë është e qartë: ne nuk duam ushtarë fëmijë”, ka thënë Lul Ruai Koang, zëdhënës i Forcës së Mbrojtjes Popullore të Sudanit Jugor (ish SPLA).

Një vajzë 15-vjeçare e cila u mbajt nga forcat e armatosura për një javë.

“Ne i dhamë emrat e tyre UNICEF-it. Në Pibor ose në Yambio, ata janë demobilizuar, ne vetëm lehtësojmë procesin, pasi është përgjegjësia e tyre për t’i ndihmuar”.

Dhe siç shkruan tutje aljazeera, përcjell Telegrafi, shumë prej fëmijëve në ceremoni tashmë janë kthyer në komunitetet e tyre para lirimit zyrtar.

Ata morën kontrolle mjekësore, këshillime dhe mbështetje psiko-sociale si pjesë e rehabilitimit të tyre, dhe disa u ndihmuan për t’u kthyer në shkollë, ndërsa të tjerët morën trajnime profesionale. Familjeve të tyre iu dha gjithashtu ndihma ushqimore.

Por në të gjithë Sudanin e Jugut dhe në kampet e refugjatëve jashtë vendit, ka fëmijë dhe të rinj që u larguan ose shpëtuan nga forcat e armatosura, por nuk morën ndihmë dhe nuk kanë kaluar nëpër një program rehabilitimi.

Një djalë i cili ishte në një grup të armatosur duke mësuar zdrukthëtari në një qendër të trajnimit profesional të udhëhequr nga UNICEF jashtë qytetit të Yambio.

Në varësi të moshës, djemtë ose përdoren si rojtarë, pastrues, ose janë të trajnuar për të luftuar. Vajzat shpesh merren si “gra” dhe shpesh kthehen në komunitetet e tyre me fëmijë.

“Ne e shohim depresionin, ankthin,…”, thotë Rayan Fattouch, specialist i shëndetit mendor që punon në Yambio me Mjekët Pa kufij (i njohur nga inicialet franceze, MSF).

Vajza e vogël njëmuajshe e një nëne, 16 vjeçe, e cila u mbajt nga ushtarët e rebeluar, po fle në një pëlhurë. Nëna u bë gruaja e dytë për një nga ushtarët, por edhe burra të tjerë kishin fjetur me të. Ajo nuk e di se kush është babai i vogëlushes, por ajo e do fëmijën.

MSF po shqyrton mjekësisht fëmijët që ishin të lidhur me grupe të armatosura.

Një pjesë e këtij procesi është aspekti i shëndetit mendor.

Kjo ka të bëjë me fëmijët dhe të rinjtë të cilët janë duke u përballur me “trauma mesatare e të rënda”.

“Fëmija duhet të ndihet i përqafuar nga komuniteti i tij dhe kjo mund të ndryshojë nga një komunitet në tjetrin, varësisht nga përvojat që ata kanë kaluar, ata kanë traumën e tyre”, citohet të ketë thënë Fattouch. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Evropa
FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit

FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit

Evropa
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

Evropa
SHBA paralajmëron Turqinë për liderët e Hamasit

SHBA paralajmëron Turqinë për liderët e Hamasit

Botë
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Kalo në kategori