LAJMI I FUNDIT:

Vendet më të mira për t’i vizituar në Gjermani

Vendet më të mira për t’i vizituar në Gjermani

I njohur më së miri për Oktoberfest-in dhe historinë e Luftës së Dytë Botërore, Gjermania është gjithashtu shtëpi e disa prej peizazheve më të bukura të Evropës, kështjellave përrallore, vendeve të rëndësishme historike, etj.

Me lokacion në zemër të Evropës, Gjermania mbetet shteti me ekonominë më të fuqishme në kontinent, transmeton Telegrafi.

Telegrafi më poshtë jua sjell disa prej vendeve që rekomandohen t’i vizitoni në Gjermani.


Lubecku

Si njëri prej porteve detare më të mëdha të Baltikut në Gjermani, Lubecku gjendet në pjesën veriore, më saktësisht në Schleswig-Holstein.

Zbuluar në vitin 1143, Lubeck ka shërbyer me shekuj të tërë si kryesorja e Ligës Hanseatike.

Ndonëse ka qenë qyteti i parë gjerman që është bombarduar dhe dëmtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, Lubeck edhe sot e mirëmban shumicën e arkitekturës mesjetare, duke e bërë atë vend të preferuar për turistit.

Një shëtitje përmes rrugëve të ngushta të Alstadt-it ju ofron pamje të disa prej vendeve historike si katedralja mahnitëse, si Town Hall-i i shekullit 12-të dhe dyert e qytetit të vjetër për të cilin më së shumti njihet Holstentor-i.

Heidelberg

Me pasuri historike si ‘Old Bridge’ nga periudha mesjetare, kështjella Heidelberg, kisha ‘Holy Spirit’ dhe Knight St. George House, nuk është diçka e papritshme që Heidelberg është atraksion i njohur turistik.

Rrugët kryesore të qendrës së qytetit, Haupstrasse, janë të mbushura me kafene, restorante, muze, galeri arte, dyqane dhe tregje që shesin birra, ora me huta, e edhe virshlle gjermane.

Si shtëpi e universitetit më të vjetër të Gjermanisë, historia e gjatë akademike e Heidelberg-ut mund të evidentohet deri te filozofët dhe profesorët më të hershëm që kanë ekzistuar.

Mynihu

Më së miri njohur si vendi origjinë i muajit të famshëm Oktorbfest, Munich-u mbetet një nga vendet më të mira për ta vizituar Gjermaninë për shkak të peizazhit kulturor që ka. Munich-u është shtëpi e disa prej shtëpive më të sofistikuara të operës dhe teatrove si Teatri Kombëtar.

Qendra e qytetit është gërshetim atraktiv i arkitekturës moderne me klasikën, është e mbushur me kisha historike, mure mesjetare, pallate mbretërore, e madje qendra e qytetit është e mbushur edhe me vende për jetë të natës dhe qendra tregtare.

Oktobefest që mbahet në Munich ka filluar prej vitit 1810, ndërkaq sot mbetet festivali më i famshëm i birrës i cili sjell miliona vizitorë çdo vit.

Berlini

Shtet federal dhe kryeqytet i Gjermanisë, Berlini lidhet ngushtë me historinë e Luftës së Dytë Botërore dhe ndarjen e famshme të Lindjes dhe Perëndimit nga Muri i Berlinit që ishte ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë.

Qysh prej rënies historike të murit në vitin 1989, Berlini sot është qytet i mbushur me diversitet i cili ka grupe të ndryshme etnike, është i mbushur me atraksione kulturore, e madje ehde me jetë të natës.

Shumë turistë joshen nga strukturat e famshme historike të Berlinit, përfshirë Brandenburg Gate dhe Reichstag. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

A e dini se...
Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat

Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat

Astrologji
Si ta dalloni nëse ka kamera të instaluara fshehtazi në një dhomë hoteli?

Si ta dalloni nëse ka kamera të instaluara fshehtazi në një dhomë hoteli?

A e dini se...
Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?

Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?

Lifestyle
Lirohuni nga fatkeqësia dhe energjia negative: Rituali i cili pastron shpirtin, liron trupin nga qëllimet e këqija të njerëzve të tjerë!

Lirohuni nga fatkeqësia dhe energjia negative: Rituali i cili pastron shpirtin, liron trupin nga qëllimet e këqija të njerëzve të tjerë!

Lifestyle
Herën tjetër kur blini sfungjerë kini parasysh ngjyrat, secila ka një funksion specifik

Herën tjetër kur blini sfungjerë kini parasysh ngjyrat, secila ka një funksion specifik

A e dini se...
Kalo në kategori