LAJMI I FUNDIT:

Prokurori i Speciales, Jack Smith viziton Kosovën

Prokurori i Speciales, Jack Smith viziton Kosovën

Prokurori i Specializuar, Jack Smith ndodhet në një vizitë në Kosovë, ndërsa do të takohet me zyrtarë vendor e ndërkombëtar.

Gjatë vizitës, ndër të tjerë ai do të takohet me krerët e organizatave ndërkombëtare, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, si dhe me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë.


Smith u përzgjodh për postin e Prokurorit të Specializuar pas një procesi të organizuar nga Bashkimi Evropian dhe u emërua në këtë post nga shefja e Misionit të EULEX-it, Aleksandra  Papadopulu (Alexandra Papadopoulou).

Ai e filloi detyrën më 11 shtator. Smith është prokuror amerikan me përvojë në hetime politike të nivelit të lartë dhe në hetime penale ndërkombëtare.

Smith pasoi David Schwendiman, më herët edhe Kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale, i cili e lëshoi detyrën në fund të marsit, pas përfundimit të mandatit të tij si zyrtar i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara.

Zyra e Prokurorit të Specializuar po heton krimet e pretenduara në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011 “Trajtimi ҫ’njerёzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”. /Telegrafi/