LAJMI I FUNDIT:

Në Krajova të Rumanisë vendoset busti i Skënderbeut (Video)

Në Krajova të Rumanisë vendoset busti i Skënderbeut (Video)

Ditët e Vlorës në Rumani, kështu është cilësuar një marrëveshje bashkëpunimi mes Bashkisë së Vlorës dhe asaj të Krajovës në Rumani.

Në kuadër të kësaj dite në një nga sheshet më të mëdha të Krajovës u zbulua edhe busti i heroit tonë kombëtar Skënderbeut. Të pranishëm kanë qenë deputetë shqiptarë, kryetari i bashkisë së Vlorës, prefekti të cilët u pritën nga deputetë rumunë dhe kryebashkiaku i Krajovës.


Në kuadër të ditës së djelmërisë vlonjate në Rumani, në qytetin e Krajovës u vendos busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Deputetë të parlamentit shqiptar, kryebashkiaku i Vlorës, Prefekti si dhe artistë vlonjat u pritën nga deputet të Rumanisë si dhe Kryetari i Bashkisë së Krajovës.

Të gjithë deputetët shqiptarë dhe rumunë zbuluan bustin e Skënderbeut në një nga sheshet më të mëdha të qytetit të Krajovës. Deputeti Fate Velaj u shpreh se këto janë ngjarje të mëdha që mbesin në kujtesë dhe i afrojnë popujt dhe shërbejnë si ura midis qytetërimeve.

Në vendosjen e bustit Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli u shpreh se vendosja e bustit të Skënderbeut në sheshin e Krajaovës është në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Pas vendosjes së bustit aktiviteti u spostua në Bashkinë e Krajovës ku delegacioni shqiptar u prit nga kryetari i kësaj bashkie. Dy kryetarët e bashkive ai i Krajovës dhe i bashkisë së Vlorës firmosën një marrëveshje bashkëpunimi.

Në fjalën e tij kryetari i bashkisë së Krajovës shprehu konsiderata për autoritetet nga Vlora, ndërsa vizitën e quajti si një ditë të rëndësishme  për marrëdhënien dypalëshe, raporton “Shqiptarja”.

Jemi shumë të gëzuar dhe të lumtur që jeni pranë nesh, që morët pjesë në dy evente kulturore për vendet tona. Jemi të gëzuar që kemi bashkëpunim të mirë me deputetin e shqiptarëve të Rumanisë. Besojmë se kjo ditë është shumë rëndësishme për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe që do shënojnë intensifikimin e këtyre marrëdhënieve midis dy bashkive tona

Delegacioni shqiptar ishte i shoqëruar edhe nga grupi muzikor vlonjat të cilët së bashku me kryetarin e Bashkisë së Vlorës Dritan Leli dhe deputetët shqiptarë kënduan para bustit të heroit tonë kombëtar Skënderbeut i cili u vendos në një nga sheshet me të mëdha të qytetit të Krajovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori