LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Sindikatave të Arsimit paralajmëron greva në tërë sistemin arsimor

Kryetari i Sindikatave të Arsimit paralajmëron greva në tërë sistemin arsimor

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBAShK) ka paralajmëruar greva në tërë sistemin arsimor të Kosovës përfshirë arsimin parauniversitar dhe universitar në vend.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, ka folur për kërkesat e sindikatës drejtuar Ministrisë së Arsimit.

Sipas Jasharajt, SBAShK kërkon nga MAShT që t’i shtojë angazhimet në përpjekjet e përbashkëta që Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta të shkojë sa më parë në leximin e dytë, pas një diskutimi të stërzgjatur publik në Komisionin Parlamentar për Arsim dhe që të angazhohet po ashtu që Komisioni Parlamentar për Administratën Publike të pranojë kërkesën e SBAShK dhe MAShT që të korrigjohet Projektligji për pagat në mënyrë që sistemi i arsimit të ketë vend meritor në këtë Ligj.


Jasharaj pret që këto çështje të shkojnë në leximin e dytë në javën e parë të nëntorit dhe Komisioni Parlamentar për Administratën Publike të nisë procedurën e korrigjimit të këtij Projektligji.

“Këto janë dy çështje që janë tepër të ndjeshme dhe SBAShK-u pret nga Komisioni Parlamentar për Arsim dhe ai për Administratë Publike që ta bëjnë punën e tyre në mënyrë që Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës të shkojë javën e parë të nëntorit në leximin e dytë dhe votimin përfundimtar dhe që Komisioni Parlamentar për Administratën Publike të nisë me procedurën e korrigjimit të Projektligjit për pagat në mënyrë që të punësuarit në sektorin e arsimit të kenë vend meritor. Presim që këto gjëra të qartësohen dhe të realizohen kërkesat e SBASHK gjatë muajit nëntor”, ka deklaruar Jasharaj, për Kallxo.com.

Ai shtoi se nëse këto nuk ndodhin atëherë ai do ta mbledhë Këshillin Drejtues të Sindikatës për të raportuar dhe Këshilli Drejtues nuk e përjashton mundësinë e grevës në tërë sistemin arsimor të Kosovës.

“…atëherë SBAShK-u do të thërras Këshillin Drejtues dhe do të raportojë për gjendjen konkrete dhe është Këshilli Drejtues që merr vendim se çka tutje duke mos përjashtuar për as edhe një moment grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor, pra në Arsimin parauniversitar dhe në universitetet e Kosovës, që janë pjesë e SBAShK-ut”, tha Jasharaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori