Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, prit sot me ceremoni ushtarake shefin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, gjeneral Eberhard Zorn.
Gjeneral Rama dhe gjenerali Zorn së bashku me delegacionet e tyre zhvilluan një takim të përbashkët, ku diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, përkatësisht Ministrisë së FSK-së dhe FSK-së me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Gjermanisë.
Me këtë rast, komandanti i FSK-së duke e falënderuar shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë për kontributin e Gjermanisë në kuadër të KFOR-it, si shtet anëtar i NATO-s, u shpreh se Ministria për FSK dhe FSK-ja, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të bashkëpunimit, kanë marrëdhënie shumë të mira me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Gjermanisë dhe se këto marrëdhënie do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, u shpreh gjeneral Rama.
Gjeneral Rama më tutje e njoftoi homologun gjerman, gjeneralin Zorn, mbi kapacitetet ekzistuese, aktivitetet në të mirë të qytetarëve, integrimin e komuniteteve, planet zhvillimore dhe me theks të veçantë mbi procesin e tranzicionit të FSK-së, fazën në të cilën aktualisht ndodhet dhe transparencën e këtij procesi, duke shprehur zotimin se Kosova po synon të ndërtojë një forcë me mision dhe detyra të reja, e cila do të jetë fleksibile, shumetnike, e dobishme për sigurinë në vend dhe më gjerë.
Rama tha se kjo do të bëhet në një transparencë të plotë me faktorin vendor, ndërkombëtar dhe aleatët strategjikë, duke përfshirë këtu si partner edhe Republikën Federale Gjermane.
“Ne jemi të vendosur të zbatojmë planin mbi tranzicionin e Forcës dhe se edhe më tutje do të punojmë ngushtë me faktorin vendor dhe ndërkombëtar me qëllim që si vend të jemi të përgatitur të kontribuojmë për paqen jo vetëm në vend por edhe në rajon e më gjerë”, tha ai.
Nga ana e tij, shefi i Mbrojtjes i Republikës Federale Gjermane nënvizoi se “Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Gjermanisë janë të vendosura që bashkëpunimin bilateral me Kosovën, përkatësisht me MFSK-në dhe FSK-në ta vazhdojnë dhe intensifikojnë edhe në të ardhmen”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025