LAJMI I FUNDIT:

Prej nesër do të diskutohet për mandatin e deputetit Nikolla Gruevskit

Prej nesër do të diskutohet për mandatin e deputetit Nikolla Gruevskit

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot ka dorëzuar njoftimin e Gjykatës për dënimin me burg të Nikolla Gruevskit, në Komisionin për çështje imuniteti dhe mandati. Kyetari i këtij komisioni Pavlle Bogoevski, tani ka afat 15 ditë që të caktojë seancë, ndërsa afati fillon prej nesër.

Komisioni për çështje imuniteti dhe mandati duhet të vendos nëse deputeti Nikolla Gruevski, pas dënimit me burg është ose jo i denjë që ta kryej funksionin e deputetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Rregullores së Kuvendit dënimet me burg të deputetëve janë shkaqet kryesore që mund t’u merret mandati.


Marrja e mandatit sipas Rregullores mund të bëhet edhe për deputetët të cilët pa arsye mungon gjashtë muaj në seancat e Kuvendit. Ndërsa mungesa e Gruevskit nëse shkon në burg do të konsiderohet si e “e arsyeshme”.

Deputetët e Gruevskit tashmë kanë dorëzuar kërkesë për shtyrjen e vuajtjes së dënimit, por kjo nuk do ta ndalojë procedurën për marrjen mandatit të deputetit për Gruevskin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Kalo në kategori