Agjencia Pyjore e Kosovës, edhe në vjeshtën e këtij viti ka filluar realizimin e projektit të përvitshëm për pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura. Në kuadër të këtij projekti, i cili edhe sivjet është duke u financuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), gjegjësisht Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), do të pyllëzohet një sipërfaqe prej 300 hektarë.
Krahas kësaj, institucionet shtetërore angazhimin e tyre përmes projekteve të ndryshme për pyllëzimin e sipërfaqeve dhe ruajtjen e tyre do ta vazhdojnë çdo vit.
Kështu është thënë në pyllëzimin e sipërfaqeve në fshatin Llashticë të komunës së Gjilanit, ku për të parë nga afër punimet në realizimin e këtij projekti kanë marrë pjesë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, sekretari i përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi, si dhe kryeshefi ekzekutiv i APK-së, Ahmet Zejnullahu.
Me këtë rast, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se nevoja për një ambient të pastër dhe të pyllëzuar është e domosdoshme.
“Kosova ka nevojë për ambient më të pastër. Kosova në raport me vendet e BE-së ka një situatë të mirë me pyjet. Po ashtu hedhja e mbeturinave është e papranueshme, le të mundohen ta hedhin madje jo gjithkund, mos të shkatërrohet ambienti. Ta ruajmë jetën tonë. Është kulturë e vendit tonë. Mbi 50 për qind duhet të arrijmë pyllëzim”, ka thënë Veseli.
Ndërkaq, zëvendësministri Mevludin Krasniqi, ka thënë se ministria do të përkushtohet përmes investimeve të saj në ruajtjen e ambientit pyjor, si dhe në rritjen e sipërfaqeve të pyllëzuara nga viti në vit.
“Me qëllim të përmirësimit kualitativ të pyjeve, këtë vit po pyllëzohen mbi 300 hektarë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë zëvendësministri Krasniqi.
Kryeshefi i APK-së, Ahmet Zejnullahu, ka treguar se projekti i pyllëzimeve në vend do të përfundojë të fund të muajit nëntor, ndërkaq planifikimet e kësaj agjencie për pyllëzim në vitin 2019 do të dyfishohen.
“Planifikojmë që në vitin 2019 të pyllëzojmë një sipërfaqe prej 600 hektarë”, ka thënë kryeshefi Zejnullahu.
Po ashtu, ai ka treguar se përmes projektit të FAO-së në pranverën e këtij viti kanë pyllëzuar edhe një sipërfaqe prej 70 hektarë. Ndërkaq, ka treguar se vetëm në fshatin Llashticë në tri vitet e fundit janë pyllëzuar rreth 40 hektarë, ndërsa gjatë këtij viti do të pyllëzohen dy hektarë.
Ndryshe, edhe këtë vit fidanët për pyllëzimin e këtyre sipërfaqeve janë marrë nga fidanishtja pyjore që është pjesë e APK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite