Kryeministri Ramush Haradinaj e konsideron ekspertiment me territorin, çështjen e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.
”E kam thënë qartë që nuk jam ndarës i territoreve dhe nuk dua eksperimente me shtetin tonë. Është e rrezikshme të flitet për kufij apo për shkëmbime të territoreve në regjion. Jam kundër kësaj ideje që të luhet me kufij. Me Serbinë mund të diskutojmë vetëm për njohje reciproke”, ka thënë ai në një prononcim të tij për gazetën kroate Vecernji List.
Por krahas kësaj ideje i pari i Qeverisë së Kosovës i cili gjithnjë është shprehur kundër, ka përmendur dhe kompromiset e dhimbshme me Serbinë, ndërsa thotë se janë lënia pas e krimeve të luftës.
”Tashmë vetëm ka kompromise të dhimbshme me Serbinë. Ato janë kohët e vështira të luftës dhe krimet ndaj kosovarëve. Vrasjet, dhunimet e shkatërrimet”.
Ramush Haradinaj më tej ka thënë se Kosova i ka zgjidhur të gjitha problemet me shtetet fqinje të saj dhe se qëllimi i rradhës është të arrihet një marrëveshje me Serbinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251