LAJMI I FUNDIT:

Pacolli për librin e kriminelit të luftës: Serbia vazhdon të mbetet e burgosura e së kaluarës së saj të turpshme

Pacolli për librin e kriminelit të luftës: Serbia vazhdon të mbetet e burgosura e së kaluarës së saj të turpshme

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj promovimit të librit të kryekriminelit serb , duke thënë se Serbia duke promovuar libra të kriminelëve të rangut ndërkombëtarë vazhdon të mbetet e burgosura e së kaluarës së saj të turpshme në rajon.

“Këtë fund të tetorit, në kuadër të një panairi të librit në Beograd, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, ka promovuar librin, respektivisht ditarin e luftës së kryekriminelit të dënuar me 22 vite burg, nga Tribunali i Hages për krimet dhe gjenocidin ndaj qytetarëve të Kosovës, Nebojsha Pavkoviq. Nga perspektiva e kriminelit, Pavkoviq në këtë libër mburret për përballjen e Serbisë me NATO-n”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Pacolli beson se edhe  institucionet ndërkombëtare do të reagojnë për librin e Nebojsha Pavkoviq.


“Po e nënvizoj turpin, me të cilin përmes këtij libri krekoset Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, dhe për përmbajtjen agresive të këtij libri. Shpresoj që të njëjtën qasje ndaj këtij publikimi të turpshëm do të kenë edhe homologët e mi e vendet anëtare të NATO-së dhe institucionet ndërkombëtare të drejtësisë.”

“Disa nga kryekriminelët në Serbi janë dënuar, të tjerë shëtisin të lirë, por sidoqoftë Serbia duke promovuar libra të kriminelëve të rangut ndërkombëtarë vazhdon të mbetet e burgosura e të kaluarës së saj të turpshme në rajon”, ka përfunduar Pacolli./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

Lajme
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Kalo në kategori