LAJMI I FUNDIT:

Trejsi Sejdini duket në top formë, gati për “Miss Universe”

Trejsi Sejdini duket në top formë, gati për “Miss Universe”

Trejsi Sejdini është Miss-i nga Elbasani, që fitoi kurorën në garën e “Miss Universe Albania” në Tiranë dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në finalen ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më datë 17 dhjetor.

Vajza 1,82 m e gjatë, e cila para garës njihej si “gangsterja” e Elbasanit, ndryshoi kështu stereotipin për miss-et, të cilat promovojnë paqen në çdo kompeticion ku marrin pjesë.

https://www.instagram.com/p/BpPitqABq-Z/?taken-by=misstrejsisejdini


18-vjeçarja luftarake që synon të bëjë karrierë në modeling, ka realizuar tashmë fotot artistike, ku na ekspozon formën fizike që ka arritur para garës. Elegante, me muskuj dhe e nxirë në trup, shfaqet ajo në setin e ri, që publikohet për herë të parë nga “Panorama Plus”.

Duket se për këtë garë ku marrin pjesë vajza nga e gjithë bota, Trejsi dhe produksioni janë përpjekur t’u afrohen shijeve amerikane për femrën e bukur të momentit, pa humbur tiparet e një bukurie mesdhetare.

https://www.instagram.com/p/BpXhREqBDQJ/?taken-by=misstrejsisejdini

Gjithashtu Trejsi ka punuar që të ketë një imazh sa më të pastër për prezantimin e Shqipërisë në botë, duke hedhur pas krahëve bëmat si dhe famën si “gangsterja” e Elbasanit.

“Kurora e ‘Miss Universe’ ka një peshë të madhe për mua, që gjithashtu më rrit edhe përgjegjësinë para vetes dhe publikut. Pasi e mora atë kurorë, unë akoma nuk e besoj dot që e kam në shtëpi. Madje, e lë te koka e krevatit që ta shikoj çdo mëngjes kur zgjohem”, është shprehur ajo për “Panorama Plus”.

https://www.instagram.com/p/BpK0IPjBezI/?taken-by=misstrejsisejdini

Në lidhje me ambicien që ka për ta sjellë në Shqipëri edhe kurorën ndërkombëtare të “Miss Universe”, ajo thotë: “Do të mundohem të jap më të mirën time. Do të kujdesem për veten në çdo aspekt, duke filluar që nga një palestër intensive, ushqim i kontrolluar, etj. Me pak fjalë, do të mundohem të nxjerr në pah sharmin, elegancën, klasin tim. Pra, të përfaqësoj femrën në plot kuptimin e fjalës”.

Ndërkohë, ende pa filluar gara, komentues nga e gjithë bota e kanë etiketuar si një ndër favoritet për të fituar këtë garë bukurie. /panorama/

https://www.instagram.com/p/BpK0IPjBezI/?taken-by=misstrejsisejdini