LAJMI I FUNDIT:

Të dielën fillon edicioni i nëntë i ‘Prishtina Kids Fest’

Të dielën fillon edicioni i nëntë i ‘Prishtina Kids Fest’

Festivali Ndërkombëtar i Këndimit, ‘Prishtina Kids Fest’, të dielën fillon me edicionin e nëntë, me ç’rast do të sjellë solistë të rinj nga Kosova, Rumania, Shqipëria, Mali i Zi, Lituania e Maqedonia, të cilët do të këndojnë drejtpërdrejt.

Festivali do të hapet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës me fillim nga ora 18:00 dhe do të jetë i hapur për publikun, transmeton KP.

Në mbrëmjen finale që do të mbahet të dielën, do të ndahen nga tri shpërblime në dy kategori.


Kategoria e parë nga mosha gjashtë deri në 11 vjeç dhe kategoria e dytë për moshat 12 deri ne 16 vjeç.

Çmimi kryesor i festivalit do të jetë çmimi “Grand Prix” që do të ndahet për solistin me vokalin më të mirë të të dy kategorive.

Organizatorët kanë njoftuar që edhe këtë vit do ta ndajnë “Çmimin e Publikut” për solistin që do ta votojë vetë publiku.

Juria e festivalit përbëhet nga Diellza Sylejmani Veseli, Dardan Selimaj, Adelina Thaqi dhe Arstina Sala.

‘Prishtina Kids Fest’ organizohet nga Qendra Multikulturore Ndërkombëtare për Fëmijë dhe të Rinj, me drejtoreshë Drita Rudi.

Në trend Magazina

Më shumë
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën

“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën

Magazina
E quajti homoseksual: Klajdi i përgjigjet deklaratave të Bernardit në ‘Fun Club’

E quajti homoseksual: Klajdi i përgjigjet deklaratave të Bernardit në ‘Fun Club’

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë

“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë", Gjesti vjen me një justifikim të çuditshëm gjatë debatit të tyre

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Kalo në kategori