LAJMI I FUNDIT:

Fshatrat e Hasit të Prizrenit po terrorizohen nga hajnat

Fshatrat e Hasit të Prizrenit po terrorizohen nga hajnat
Foto: Ilustrim

Fshatrat e Hasit të Prizrenit, janë bërë cak i hajnave e me këtë është shtuar edhe numri i vjedhjeve.

Shqetësimi i banorëve të Hasit është ngritur edhe në Kuvendin e Prizrenit.

Shefi i Grupit të kuvendarëve të LDK-së Haziz Hodaj, ka kërkuar ndihmë nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.


“Kërkoj nga kryetari i Komunës që të thrras një mbledhje të Komitetit për Siguri për të diskutuar rreth këtij fenomeni”, tha Hodaj.

Sipas tij, banorët e fshatrave të Prizrenit, janë të terrorizuar nga hajnat.

“Familjet hasjane janë të terrorizuar nga hajnat”, shprehet Hodaj, shkruan “PrizrenPress”.

Hodaj tregon edhe një detaje intersante për “fatin” e hajnave.

“Kemi informacione se hajnat pas arrestimit lirohen pas dy dite.  Pas lirimit ata po e vazhdojnë hajnin”.

Ai ka ftuar policinë që të tregoi nëse ka hequr dorë nga hajnat.

“Nëse policia ka heq dorë nga hajnat, atëherë duhet të tregojë, sepse banorët vetorganizohen në mbrojtje të shtëpive të tyre”.

Muaj më parë fshati Tupec i Hasit ka qenë caku më i shpesht i hajnave. Për dy javë, në këtë fshat janë vjedhur disa shtëpi.

Ndërkaq, policia nuk ka raportuar se është kapur ndonjë hajn i këtyre shtëpive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori