LAJMI I FUNDIT:

Ministri Bytyqi në Beograd kërkon bashkëpunim rajonal për reformat arsimore

Ministri Bytyqi në Beograd kërkon bashkëpunim rajonal për reformat arsimore

Ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në konferencën me temën “Vizioni i Bashkëpunimit Rajonal për Edukim Cilësor dhe Trajnim”, organizuar nga Iniciativa për Reformën Arsimore e Evropës Juglindore (ERI-SEE) dhe Ministria e Arsimit e Serbisë.

Të pranishëm në këtë konferencë, ishin edhe ministrat e Arsimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjatë panelit ministror, diskutova për zhvillimet, të arriturat dhe sfidat në sistemin arsimor në Kosovë.

Bytyqi ka folur për secilin nivel të arsimit në Kosovë, duke filluar nga arsimi parashkollor dhe parafillor, si dhe rreth edukimit parashkollor (0-5 vjeç).


“Jemi në përgatitjen e draftit final të kurrikulës bërthamë, ndërsa rreth edukimit parafillor, për fëmijët e moshës pesë vjeçare kam përmendur fillimin e zbatimit të kurrikulës bërthamë”, ka thënë Bytyqi gjatë konferencës.

Ai ka folur gjithashtu edhe për rëndësinë e gjithëpërfshirjes, arsimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, ku ka përmendur mbështetjen e Ministrisë, përmes mësuesve të specializuar dhe asistentëve personal për nxënësit me nevoja të veçanta.

“Në lidhje me arsimin parauniversitar, katër shtyllat kryesore që do jenë edhe prioritet i Ministrisë së Arsimit për vitin e ardhshëm: metodat e përmirësuar të mësimdhënies, ku duhet ndryshuar sa më shpejt stili i mësimdhënies, nga mësimi me përkushtim në rritjen e kureshtjes dhe interesit për të mësuar, pra duke ndryshuar metodat e mësimdhënies nga mësimi klasik në atë modern, kreativ dhe gjithëpërfshirës”,  thotë ministri i Arsimit.

Bytyqi ka folur edhe për arsimin e lartë, përmirësimin e menaxhimit të shkollës, aftësimin profesional etj.

Në lidhje me arsimin parauniversitar, ministri Bytyqi tha se kemi katër shtylla kryesore që do jenë edhe prioritet i Ministrisë së Arsimit për vitin e ardhshëm: metodat e përmirësuara të mësimdhënies, ku tha se duhet sa më shpejt stili i mësimdhënies, nga mësimi me përkushtim në rritjen e kureshtjes dhe interesit për të mësuar, pra duke ndryshuar metodat e mësimdhënies nga mësimi klasik në atë modern, kreativ dhe gjithëpërfshirës. Po ashtu, ka folur edhe për përmirësimin e menaxhimit të shkollës, në mënyrë që drejtori i shkollës të ketë një rol më të rëndësishëm nga ai teknik në menaxherial dhe vendimmarrës.

Po ashtu, si prioritet tjetër në kuadër të arsimit parauniversitar, ministri Bytyqi ka përmendur edhe mentorimin e përmirësuar, ku tha se duhet të fokusohemi në ndryshimin e rolit të inspektorëve të arsimit, nga kontrollues në një rol mentorues, duke dhënë sa më shumë këshilla për shkollat që angazhohen për një performancë sa më të mirë të shkollës. Rreth kësaj ministri Bytyqi ka thënë se, do të na ndihmojë shumë edhe Ligji i ri për Inspektoratin e Arsimit. Gjithashtu, ministri Bytyqi tha se ne duhet të angazhohemi edhe në rritjen e mekanizmave pjesëmarrëse, ku strukturat e shkollës nga roli pasiv duhet të bëhen sa më aktive. “Është shumë e rëndësishme që prindërit dhe studentët të integrohen më masivisht në jetën e shkollës, sepse askush më mirë se prindërit nuk e di se çfarë është më e mira për fëmijët e tyre”, tha ai.

Ministri Bytyqi ka folur edhe për arsimin e lartë, ku tha se me qëllim të rregullimit të profesioneve dhe harmonizimin e tyre me direktivat e BE-së, është miratuar Ligji për profesionet e rregulluara dhe janë në finalizim dhe disa udhëzime që rregullojnë çështje të caktuara. Ministri Bytyqi ka përmendur edhe finalizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë që pritet të shkojë sa më shpejt në Qeveri dhe Parlament, e po ashtu përmendi edhe formimin e grupit për hartimin e një strategjie për arsimin e lartë. Bytyqi ka folur edhe rreth punës së AKA-së, ku tha se është duke luajtur një rol të mirë në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim. Po ashtu, ka përmendur edhe themelimin e bordeve industriale në universitete me qëllim që të nxitjes së lidhjeve të mira në mes të arsimit të lartë dhe tregut të punës.

Ministri Bytyqi ka folur edhe për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, ku ka përmendur bashkëpunimin me GIZ-in gjerman rreth hulumtimit në 68 shkolla profesionale, që ka për qëllim identifikim e të gjeturave në këtë nivel të arsimit. Rreth arsimit profesional, ministri Bytyqi ka përmendur hartimin e kurrikulës së Arsimit dhe Aftësimit Profesional, nga e cila do dalin edhe kurrikulat e profileve, si dhe është iniciuar hartimi i një strategjie dhe janë ndarë një milion euro për mbështetjen e praktikës profesionale.

Në fund të fjalës së tij, ministri Bytyqi ka përmendur edhe prioritetet kryesore përmes të cilave bashkëpunimi rajonal ndikon në reformat tona arsimore, siç është zhvillimi i negociatave në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të rezultojë me njohjen e katër profileve profesionale; doktor i mjekësisë, stomatolog, inxhinier dhe arkitekt, pastaj shkëmbimi i kuadrove përmes programit të mobiliteteve në mes të vendeve të Ballkanit, që do ishte një bashkëpunim në fushën akademike, si dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, pra në mes të institucioneve të vendeve tona me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit dhe ngritjes së cilësisë.

Në fund, ministri Bytyqi tha se ne jemi të angazhuar që ta bëjmë depolitizimin e arsimit në mënyrë që sistemi ynë arsimor të njihet për të mirë në arenën ndërkombëtare./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori