LAJMI I FUNDIT:

Boshnjakovski: Akoma po bëhen konsultime për amendamentet kushtetuese

Boshnjakovski: Akoma po bëhen konsultime për amendamentet kushtetuese

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Mile Bosnjakovski, ka deklaruar se akoma po bëhen konsultime në qeveri rreth amendamenteve për dorëzimin e Kushtetutës.

“Në atë moment kur do të jenë në formë të shkruar do të publikohen dhe do të dorëzohen në Kuvend për finalizim”, tha Boshnjakovski, duke mos precizuar datën e dorëzimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Afati 15 ditor që Kuvendi i dha Qeverisë për përgatitjen e draft-amendamenteve skadon të shtunën e ardhshme (27 tetor), por kryeministri Zoran Zaev njoftoi se dorëzimi mund të bëhet edhe para këtij afati.

Shumica parlamentare ka ftuar OBRM-PDUKM-në që të kyçet në përgatitjen e amendamenteve kushtetuese, ndërsa janë shprehur pesimist se kjo mund të ndodh.

Amendamente në Kuvend kanë paralajmëruar edhe partitë opozitare shqiptare, të cilat do të kërkojnë që të definohet pozita e shqiptarëve dhe gjuha shqipe në Kushtetutë./Telegrafi/