Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së për Kosovën, Ruud Vermeulen.
Gjatë këtij takimi, ministri Tahiri ka njoftuar përfaqësuesit e FMN-së lidhur me reformat e ndërmarra në sektorin e drejtësisë, përkatësisht agjendën legjislative, procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe agjendën e përbashkët me Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial, “Drejtësia 2020”.
Tahiri shpalosi hapat që janë ndërmarrë në rrafshin legjislativ që garantojnë një transparencë dhe efikasitet më të madh në punën e organeve të pavarura të zbatimit të ligjit, si dhe planin për reduktimin e lëndëve të pazgjidhura dhe çështjeve të tjera që janë përsëritur me vite.
Ministri Tahiri njoftoi përfaqësuesit e FMN-së për politikat që ndërlidhen me fuqizimin dhe modernizimin e profesioneve të lira, si mekanizma të rëndësishëm për qasje të shpejtë në drejtësi, veçanërisht në drejtësinë që ndërlidhet me sektorin e biznesit.
Në këtë kontekst,Tahiri theksoi angazhimin që sektori i sundimit të ligjit të mos jetë barrë për bizneset dhe për ekonominë e vendit, por të ndihmoj në zgjidhjen e shpejtë të mosmarrëveshjeve edhe përmes ndërmjetësuesve dhe profesioneve tjera ligjore.
Përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së për Kosovën, Ruud Vermeulen, shprehu konsideratë për reformat e ndërmarra dhe inkurajoi që të vazhdohet edhe më tej me këto reforma, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të FMN-së, me theks të veçantë në krimin e një klime të përshtatshme për të bërit biznes në Republikën e Kosovës, ku një parakusht i rëndësishëm për këtë është edhe sistemi efikas dhe i përgjegjshëm i drejtësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Palevski kërkoi përjashtimin e prokurores Kërstevska dhe gjithë PTHP-së, gjykimi do të vazhdojë më 3 shkurt
Stigma, armiku i fshehur i të mbijetuarve të dhunës seksuale
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës