LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit publikon raportin me rekomandime për mirëmbajtjen e varrezave

Avokati i Popullit publikon raportin me rekomandime për mirëmbajtjen e varrezave

Avokati i Popullit ka publikuar Raportin me Rekomandime në lidhje Menaxhimin dhe mirëmbajtjen e varrezave në komunat e Republikës së Kosovës.

Ky institucion përmes një kumtese për media ka thënë se duke pasur parasysh se menaxhimi dhe mirëmbajtja e varrezave është veprimtari komunale e interesit të përgjithshëm dhe duke u bazuar në informatat e grumbulluara lidhur me gjendjen jo të mirë të mirëmbajtjes së varrezave, Avokati i Popullit ka iniciuar hetime me vet iniciativën (ex officio) për të vlerësuar gjendjen e varrezave nëpër komunat e Republikës së Kosovës.

“Raporti ka për qëllim që të ofroi një përshkrim objektiv të gjendjes së varrezave, duke pasur parasysh kriteret më bazike që duhen plotësuar që varrezat të jenë të qasshme, të dinjitetshme dhe të plotësojnë kërkesat e qytetarëve. Raporti identifikon çështje të cilët është e nevojshme të adresohen nga autoritetet kompetente komunale në bazë të kompetencave të tyre ligjore, më qëllim të rregullimit dhe përmirësimit të gjendjes në menaxhimin e varrezave”, thuhet në kumtesë..


Nëpërmjet këtij Raporti, Avokati i Popullit ju rekomandoi autoriteteve përgjegjëse në lidhje me masat që duhet ndërmarrë në mënyrë që kjo gjendje të përmirësohet.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori