LAJMI I FUNDIT:

Kiracovski: Disa amendamente do të dorëzohen sot, gjithë procesi do të zgjat më shumë se dy muaj

Kiracovski: Disa amendamente do të dorëzohen sot, gjithë procesi do të zgjat më shumë se dy muaj

Deputeti i LSDM-së Aleksandar Kiracovski, njoftoi se sot qeveria do të dorëzojë disa nga draft-amendamentet për ndryshimet kushtetuese.

Ai deklaroi se gjithë procesi për ndryshimin e Kushtetutës do të zgjasë dy muaj e gjysmë, duke pasur parasysh se tre ditë do të diskutohet për një amendament, por edhe diskutimi në seancë plenare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Shpresojmë se të gjithë do të marrin pjesë në debat për amendamentet e dorëzuara, që së bashku ta përfundojmë procesin. Nuk çfarë të diskutohet më. 120 deputetë do t’i rishikojnë amendamentet, pasi kjo është punë e tyre. Më pas, së bashku përmes komisioneve dhe në seancë plenare do të miratojmë ose përmirësojmë amendamentet”, tha Kiracovski.

Ai shtoi komisioni i paralajmëruar për pajtim do të formohet dhe i bëri thirrje opozitës që të tejkalojë interesat partiake./Telegrafi/