LAJMI I FUNDIT:

Urina mund të na ndihmojë ta përcaktojmë se sa vjet jemi me të vërtetë

Urina mund të na ndihmojë ta përcaktojmë se sa vjet jemi me të vërtetë

Për doktorët, të shikosh datën e lindjes së një personi nuk do të thotë ndonjë gjë.

Padyshim, një person mund të jetë 75 vjeç në letra, por gjenet, jetesa dhe rrethi të gjitha kanë rol në shëndet. Kështu që është e rëndësishme të kuptoni mirë se sa vjeç janë trupat tanë në të vërtetë – mosha biologjike më tepër se mosha kronologjike, transmeton Telegrafi.

Një studim i ri i publikuar në Frontiers in Aging Neurosience, ka gjetur se një test i thjeshtë i urinës mund të jap informacione të vlefshme për moshën tonë biologjike.


Mosha është vetëm numër

Në këtë studim, hulumtuesit kinezë morën mostra të urinës nga 1,228 njerëz të shëndetshëm të moshës 2 deri 90 vjeç, të cilët ishin në kontroll të rregullt shëndetësor.

Pjesëmarrësit ishin ndarë në grupe të barabarta në mes meshkujve dhe femrave.

Studiuesit ishin fokusuar në dy molekula -8-okso-7dihidro-2-deoksiguanozën (8-oksodGuo) dhe 8-okso-7, 8-dihidroguanozinë (8-oksoGuo) dhe koncentrimi i tyre në urinën e secilit person. Molekula e fundit mund të shkaktojë formimin e proteinave jonormale, të cilat mund të shpien në sëmundje.

Shkencëtarët kanë gjetur se dy molekulat rriten me moshë , veçanërisht 8-oksoGuo, duke u bazuar në studim. Masa e 8-oksoGuos tek meshkujt dhe femrat e moshë 20 vjeçare dhe më të vjetra gradualisht ishte rritur tek njerëzit më të vjetër. Megjithatë, studiuesit kanë gjetur se gratë më të vjetra se 61 vjeç kanë pasur nivele më të larta të dy molekulave se sa burrat e moshës së njëjtë.  Kjo mund të jetë për shkak të zvogëlimit të prodhimit të estrogjenit dhe rritjes së retinolit pas menopauzës( gatë premenopauzës rregullisht humbasin hekurin gjatë menstruacioneve).

Ky hulumtim bazohet në një studim në të cilin shkencëtarët analizuan ndërtimin e molekulave në indet dhe urinën e minjve, thotë Jai-Ping Cai. Duke i adaptuar metodat e tyre për të studiuar njerëzit, ai thotë se 8-okso-Guo përfaqëson një mënyrë potencialisht të re, jo invazive dhe të thjeshtë për të vlerësuar moshën tuaj biologjike. Gjetjet e studimit paraprak të minjve në thelb përputhen me gjetjet e tyre, pa asnjë surprizë nga Cai dhe ekipi i tij.

Shkencëtarët, thotë ai, mund ta përdorin këtë si një trampolinë për të kryer analiza të mëtejshme të oksidimit në urinë dhe potencialisht të ndihmojnë në parashikimin e rrezikut të sëmundjeve të lidhura me moshën, si kanceri dhe sëmundjet e zemrës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori