Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim një delegacion nga Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit, të kryesuar nga James Gerard, Drejtor Menaxhues i Programit Treshhold, i shoqëruar nga Sarah Olmstead, Drejtoreshë e MCC-së për Kosovë si dhe Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Mileniumi i Kosovës, Petrit Selimi.
Ministri Tahiri ka njoftuar delegacionin e MCC-së për reformat e ndërmarra, duke u fokusuar në agjendën e përbashkët me Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, “Drejtësia 2020”, ku janë të përfshira edhe programi i MFK-së dhe MCC-së në fushën e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, meqenëse digjitalizimi i gjyqësisë dhe prokurorisë janë prioritete shumë të larta, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Andaj, ministri Tahiri ka falënderuar Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit për angazhimin e tyre në profesionalizimin e mëtejmë të administratës, pasi modulet e digjitalizimit që janë të përqendruara kah qytetarët, janë ndihmesë shumë e madhe për ta, që të marrin shërbime më të mira dhe më të shpejta nga sistemi i drejtësisë.
Sipas njoftimit, ministri Tahiri potencoi se “Drejtësia 2020”, përtej obligimeve ligjore dhe institucionale, e vendos në rend të parë qytetarin, dhe se kjo qasje strategjike e ndërmarrë për të gjetur zgjidhje të shpejtë për sfidat në sektor, synon të forcojë besimin e qytetarëve në drejtësi dhe të kontribuojë në transparencën e llogaridhënien e institucioneve.
Drejtori Menaxhues i Programit Treshhold të MCC-së, James Gerard shprehu konsideratën e lartë për ecurinë e deritanishme të zbatimit të programit të MCC-së në Kosovë dhe ofroi mbështetjen e plotë për arritjen e objektivave të reformave të ndërmarra, me theks të veçantë në sektorin e sundimit të ligjit. Z. Gerard shpalosi interesimin e mirëfilltë veçmas në agjendën “Drejtësia 2020”, përmes konsolidimit të programeve konkrete që ndihmojnë në informimin, transparencën dhe shpërndarjen efikase të shërbimeve të sektorit të drejtësisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje