LAJMI I FUNDIT:

Kompania turke ndërton central të erës në Kitkë të Kamenicës

Kompania turke ndërton central të erës në Kitkë të Kamenicës

Kompania e energjisë elektrike në Turqi, Güriş Holding ka bërë investimin internacional të parë në malin Kitka të Kamenicës. Ky është centrali i parë i energjisë së erës në Kosovë me fuqi prej 32.4 MW.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ka uruar fondacionin GÜRYŞ, për këtë projekt në Kosovë.

“Përgëzoj Güriş për përkushtimin e madh për gjithë këtë projekt dhe Kosovën që ia besoi Turqisë këtë projekt. Besoj se ky projekt do të ndihmoj që në Kosovë të fitohet energji, nga burime të ripërtëritshme që kështu të shmanget ndotja e ajrit. Me 382 milionë euro investime në Kosovë, Turqia është investitori më i madh në Kosovë”, tha ajo.


Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, tha se është ngjarja më e bukur, ku mund të jep një pamje se si mund të duket edhe Kosova e bukur dhe moderne.

“Mesazhi im është se jo larg nga këtu është kufiri me Kosovën, ku dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë, kjo është një shembull i mirë. Ky park i erës është shembulli më i mirë, që si duhet të transformohet Kosova”, tha Hoxhaj.
Ilir Shala, postmenaxher tha se kjo dëshmon që përveç resurseve si thëngjilli, Kosova ka edhe resurse të ripërtëritshme.

Ministri i Mjedisit Fatmir Matoshi tha se investitorë të tillë do të jenë të mirëpritur çdo herë në Kosovë, duke shtuar se ky është shembull i mirë që kur punohet mirë, sukseset nuk mungojnë.

/Kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
IPKO fuqizon brezin e ri të inovatorëve me përkrahjen e BONEVET

IPKO fuqizon brezin e ri të inovatorëve me përkrahjen e BONEVET

IPKO
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori