Femrat ndahen edhe nga mashkulli të cilin e dashurojnë thellësisht, por e bëjnë këtë me arsye
Femrat ndahen nga meshkujt që i dashurojnë. Po, ndahen nga ta edhe pse mund të ndihen shumë keq.
Edhe nëse zemra ju thyhet në copëza të vogla – ato largohen. Ato e mbledhin guximin dhe i lënë meshkujt me të cilët mund të kenë fëmijë e familje, transmeton Telegrafi.
Femrat e bëjnë këtë për shumë arsye, por është një arsye vitale përse femrat largohen, dhe nuk ka të bëjë asgjë me tradhti.
Një femër do ta lë mashkullin që e dashuron nëse ai nuk është prezent. Ai mund të mos jetë prezent sepse është duke luajtur video-lojëra, duke punuar, duke shikuar televizor, duke dalë me miqtë… lista është e gjatë.
Nuk po themi se meshkujt e tillë janë të këqij. Disa prej tyre janë vërtet të mirë, të jashtëzakonshëm, e madje edhe baballarë të kujdesshëm. Ata e mbështesin dhe e dashurojnë familjen. Sidoqoftë, ata e bëjnë gabimin kur e marrin gruan si diçka të garantuar dhe nuk janë aty për të.
Shumë femra kanë deklaruar se dikush mund të futet në shtëpi ta grabitë atë dhe burri i tyre as që do ta kishte vërejtur. Kjo është e mërzitshme.
Meshkuj, ju mund të zemëroheni sado që dëshironi, por ky është realiteti. Gruaja nuk është prona juaj. Ajo nuk ju ka borxh asgjë. Ajo mund të largohet në çdo kohë që dëshiron nëse nuk është e kënaqur me lidhjen – kjo është arsyeja se përse nuk duhet ta merrni atë si të garantuar.
Ju duhet ta fitoni zemrën e saj çdo ditë, e këtë mund ta bëni duke qenë prezent. Asaj i nevojitet të ndihet se ju jeni aty për të. Asaj i nevojitet ta vërejë gjallërinë dhe dashurinë tuaj. Ajo dëshiron që ju ta dëgjoni dhe t’i kushtoni vëmendje. Këto janë gjëra të vogla, por të pakrahasueshme për të.
Ajo dëshiron t’ju ndjejë. Ajo nuk dëshiron seks të shpejtë pa emocione – por dëshiron ta ndjejë pasionin dhe dëshirën që e keni për të. Ajo gjithashtu dëshiron ta ndjejë pasionin që e keni për jetën. Gjallëria juaj është një nga gjërat më atraktive që mund ta posedoni.
Ajo e dëshiron një mashkull që e dëgjon atë. Një mashkull, mendja e të cilit nuk sillet vërdallë. Ajo dëshiron t’ju sheh tek e shikoni thellë në sy sikurse të kishte qenë hera e parë. Sikur të ishte gjëja më e mrekullueshme që e keni parë në jetë.
Ajo dëshiron që të jeni kureshtarë për të. Ta pyetni çdo ditë si e ka kaluar ditën. Çdo ditë ta njihni çdo pjesë të vogël të saj.
Qëndroni prezent me të dhe kushtoni asaj vëmendje të plotë. Mbajani dorën dhe vërejeni se çfarë domethënie ka prezenca juaj për të.
Dhe prapë, meshkujt thonë se nuk kanë kohë, se janë të zënë me gjëra tjera. Ata nuk janë të gatshëm t’i shpenzojnë as 15 minuta me gruan e tyre duke qenë krejtësisht të hapur dhe prezent.
E kjo është arsyeja se përse një femër ndahet nga një mashkull edhe pse mund ta dashurojë verbërisht atë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t’i kombinoni gjatë vjeshtës
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Cilat janë shenjat se lindja është afër?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj