Mekanizmat e drejtësisë në Kosovë, thonë se aktualisht kanë në proces mbi 500 lëndë që po trajtohen dhe ndërlidhen me rastet e dyshuara të korrupsionit. Në këto lëndë janë të përfshirë më shumë se 750 persona të dyshuar.
Në Prokurorinë e Shtetit thonë se me efikasitet po kryhen gradualisht të gjitha lëndët që kanë të bëjnë edhe me krime të rënda ekonomike.
Kryeprokurori i Shtetit ka një njësit të veçantë që funksionon si komision mbikëqyrës për zbatimin e planit të veprimit 2016/2018 për korrupsion dhe krime ekonomike.
Prokurorja, Laura Pula, që është pjesë e këtij njësiti, tha për Radion Evropa e Lirë se po kryhen me efikasitet lëndët në nivel vendi.
“Duke iu referuar 9-mujorit të fundit janar- shtator 2018, në tërësi në nivel vendi kemi pasur 538 lëndë ndërsa kemi pranuar lëndë të reja në këtë periudhë kohore 294. Çka do të thotë se në fund të kësaj periudhe kohore kanë mbetur pa u kryer 315 lëndë me 754 persona. Nëse shikohet trendi i lëndëve të arritura, me lëndët e kryera, atëherë mund të themi se përmbi 100 për qind e kemi arritur efikasitetin e kryerjes së lëndëve në nivel vendi. Duke u bazuar në lëndë të pranuara që janë 294, ndërsa janë kryer 315 lëndë me 754 persona”, tha Pula.
Ajo tha se në fund të kësaj periudhe kohore kanë mbetur të pakryera 114 lëndë me 351 persona. Prokurorja Pula tha se për shqyrtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsionin ka një përkushtim të shtuar në të gjitha prokuroritë, por siç tha ajo, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës është një nivel më i kënaqshëm.
“Prandaj ne si komision e konsiderojmë se në fund të vitit do të mbesin të pakryera një numër shumë i vogël i lëndëve sesa që kemi këtë 9-mujorësh. Ndërsa çështja tjetër, duhet të vazhdohet tani edhe me vendime meritore nga ana e gjykatave”, tha Pula.
Në Kosovë ekzistojnë mekanizma dhe organe për luftimin e dukurisë së korrupsionit, por bazuar në raportet e organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore, luftimi i kësaj dukurie mbetet ende në një shkallë mjaft të ulët.
Blerim Kelmendi, drejtor i Departamentit për Luftimin e Korrupsionit në Agjencinë Kundër Korrupsionit, tha për Radion Evropa e Lirë se agjencia gjatë këtij viti ka trajtuar mbi 250 rastet të dyshuara për korrupsion.
“Nga këto raste, mbi 90 kanë rezultuar me elemente të dyshimit për vepra penale kundër detyrës zyrtare dhe korrupsionit, duke përfshirë edhe mosdeklarimin dhe deklarimin e rrejshëm të pasurisë. Po ashtu, edhe agjencia në aspekt të parandalimit ka trajtuar 90 raste për parandalimin e konfliktit të interesit, ku prej tyre me mbi 25 raste është shmangur konflikti i interesit. Po ashtu janë trajtuar 90 raste për parandalimin e korrupsionit në aktivitetet e prokurimit publik, duke nxjerr mbi 75 opinione parandaluese”, tha Kelmendi.
Kelmendi tha se rastet e dyshuara për korrupsion kanë të bëjnë më të gjitha raste edhe ato të nivelit të lartë dhe të tjera pa përjashtim.
Shkalla e lartë e korrupsionit dhe e krimit të organizuar janë theksuar në pothuajse të gjitha raportet ndërkombëtare si dhe në raportet hulumtuese të organizatave vendore, si “një prej problemeve më të mëdha të zhvillimit të Kosovës”.
Organizata ndërkombëtare Transparency International në indeksin e saj të fundit për perceptim të korrupsionit në Kosovës, ka theksuar se është bërë një përparim i lehtë në luftën kundër korrupsionit, krahasuar me vitin paraprak kur ka qenë në vendin e 95-të me 36 pikë.
Organizata joqeveritare Instituti Demokratik i Kosovës si anëtare zyrtare e lëvizjes globale kundër korrupsion, Transparency International, thotë se nga aspekti i brendshëm, një pjesë e madhe e aktakuzave që kanë pasur të bëjnë me rastet e korrupsionit të ngritura nga prokuroritë, janë hedhur poshtë nga gjykatat.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët