LAJMI I FUNDIT:

Ekzistojnë pengesa ligjore për punë transparente të gjyqësorit në Maqedoni

Ekzistojnë pengesa ligjore për punë transparente të gjyqësorit në Maqedoni

Ndryshimi i kornizës ligjore të Ligjit për Këshillin Gjyqësor që u bë gjatë periudhës së fundit, e ka përmirësuar transparencën e këtij institucioni të rëndësishëm gjyqësor, posaçërisht në pjesën zgjedhjes së gjykatësve, publikimit të procesverbaleve në faqen zyrtare e kështu me radhë.

Instituti për të Drejtat e Njeriut në publikimin e fundit për transparencën Këshillit Gjyqësor, thotë, se përkundër përparimit që është bërë edhe më tej ekzistojnë pengesa ligjore për punë transparente të Këshillit në fjalë, shkruan gazeta KOHA.

“Gjatë kohës kur diskutohet për përgjegjësinë e gjykatësit apo kryetari të gjykatës, sipas normave ligjore këto seanca janë të mbyllura për opinioni. Por, kjo praktikë vazhdon të zbatohet edhe atëherë kur gjykatësi apo kryetari i gjykatës kërkojnë prezencën e publikut. Pra, në këto rrethana Këshilli Gjyqësor vendos se a do të lejoj apo jo opinionin të merë pjesë në këtë seancë. Gjithashtu kontradikta e radhës lidhet me dispozitën e nenin 32, paragrafi 2, me çka parashihet që Këshilli gjyqësor mund ta përjashtoi opinionin, me qëllim ruajtjen e reputacionit dhe dinjiteti të gjykatësit, mes tjerash edhe për gjykatësit kandidat. Ndërkohë, gjykatësi kandidat para Këshilli mund të paraqitet vetëm në procedurë për zgjedhje të gjykatësit, për të cilën raste në paragrafin 4 është paraparë prezenca e obliguar e opinionit”, thonë nga Instituti për të Drejtat e Njeriut.


Të dhënat e siguruara nga Instituti për të Drejtat e Njeriut, thonë se Këshilli Gjyqësor nuk disponon me plan për komunikimi me opinionin. Siç thuhet në Publikimin fundit të IDNJ-së, në vitin 2016, Këshilli ka miratuar një Doracak për komunikim me gjykatat, ku përshkruhen mënyrat dhe llojet e komunikimit të gjykatave me publikut.

Megjithatë, në këtë Doracak nuk theksohet mënyrë e komunikimit që Këshilli Gjyqësor duhet ta ketë me opinionin. Monitorimi i vazhdueshëm i punës së Këshillit Gjyqësor, nga IDNJ ka ndikuar që kjo e fundit të konstaton se Këshilli në fjalë si një ndër institucion më të rëndësishme gjyqësor në vend ka nevojë për përmirësim të strategjisë për komunikim.

“Përveç vendosjes procedurave formale (kryetar – zëvendës), përfshi edhe PR shërbimin e Këshillit Gjyqësor, vlerësojmë se ky institucion duhet të prezantohet në opinioni përmes formave të ndryshme siç janë deklaratat publike, intervistat, TV debatet, debatet profesionale, brifingjet me gazetar e kështu me radhë”, thonë nga IDNJ-ja.

Ndryshe nga përcjellja e punës së Këshillit Gjyqësor dhe aktiviteteve që ato i realizohet, IDNJ ka konstatuar se faqja zyrtare e këtij institucioni përmban të dhënat bazë për punën e tyre, megjithatë për shkak të ngjashmërisë së kumtesave shumë lehtë mund të vije deri te keqkuptimi i përmbajtjes së njoftimeve të tyre.

Po ashtu, nga IDNJ thonë se gjatë kërkimit të ndonjë informacioni në ueb faqen e Këshillit, shumë lehtë mund të vërehen mungesat kronologjike të shkresave. Për mënjanimin e këtyre mungesave nga atje theksojnë se Këshilli Gjyqësor duhet të furnizohet me pajisje dhe kuadro të përshtatshme./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori