LAJMI I FUNDIT:

Kryqi i Kuq i Kosovës dhuron një autoambulancë për Klinikën Emergjente në QKUK

Kryqi i Kuq i Kosovës dhuron një autoambulancë për Klinikën Emergjente në QKUK

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit Spitalor dhe Klinikës Universitare të Kosovës dhe Kryqit të Kuq të Kosovës, sot Kryqi i Kuq i Kosovës, ka dhuruar një autoambulancë për nevoja të Klinikës Emergjente në QKUK, me vlerë mbi 10 mijë euro.

“Në ceremoninë e dorëzim-pranimit të kësaj autoambulance morën pjesë, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu,  Rrustem Musa, zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë, Feride Hyseni, kryetare e Kryqit Kuq të Kosovës dhe Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK.

Rrustem Musa, zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë, falënderoi Kryqin e Kuq të Kosovës për bashkëpunimin dhe ndihmesat e vazhdueshme që po japin për shëndetësinë e Kosovës. Sipas tij, kjo ndihmesë vjen në kuadër të ngritjes dhe avancimit të shërbimeve shëndetësore që janë duke u bërë në shëndetësinë e Kosovës.


Ai tha se ky bashkëpunim ndërmjet Ministrisë dhe Kryqit të Kuq të Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke i kontribuar ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, pasi falënderoi donatorin për dhurim të autoambulancës, tha se pas investimeve në shërbimin emergjent nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK, janë krijuar kushte shumë më të mira për pacientë dhe për stafin shëndetësorë që ofron shërbime mjekësore.

Drejtori Sejdiu, rikujtoi edhe Memorandumin e nënshkruar ndërmjet Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovë dhe Kryqit të Kuq të Kosovës, ku ekipet vullnetare të Ndihmës së Parë nga Kryqi i Kuq i Kosovës, ofrojnë asistencë teknike për stafin shëndetësorë të Klinikës Emergjente.

Feride Hyseni, kryetar e Kryqit të Kuq të Kosovës, përmendi disa nga aktivitetet dhe ndihmesat që ka bërë Kryqi i Kuq i Kosovës për shëndetësinë e Kosovës dhe për QKUK.

Hyseni, ofroi mbështetjen e saj dhe të Kryqit të Kuq të Kosovës për mbështetje të shërbimeve shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori