Kosova ka dështuar tri herë që të anëtarësohet në organizatën më të madhe policore në botë, INTERPOL. Por, sivjet pritjet janë që kësaj çështje t’i vijë fundi.
Kërkesa e parë e bërë në vitin 2010 nga ministri i atëhershëm, Bajram Rexhepi, kishte mbetur tek sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it në Lyon të Francës, meqë nuk kishte kaluar tutje në organet e tjera për shqyrtim.
Pesë vite më vonë kishte dështuar edhe tentativa e radhës për anëtarësim në këtë organizatë të sigurisë.
Kërkesa e fundit për anëtarësim ishte vitin e kaluar.
Edhe pse ajo ishte futur në agjendën e Komitetit Ekzekutiv të kësaj organizate, me qëllimin që të votohej në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, e cila u mbajt më 17 shtator në Pekin, institucionet tona e kishin tërhequr kandidaturën, për shkak të mungesës së votave.
Kosova pret që këtë vit të përfundoj rrugën e gjatë të INTERPOL-it që e ka nisur para disa viteve. Por, nga ana tjetër autoritete në Serbi, kanë shprehur shqetësimin e tyre, se nëse Kosova anëtarësohet në këto organizatë, një numri i madh i shtetaseve serb, do të jetë në listën e të ndjekurve nga INTERPOL-i.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, thotë për RTV Dukagjinin se me Kosova ka një listë të emrave për të cilët do të lëshoj flet-arrest, por që nuk duhet të flitet për më shumë detaje, pasi sipas tij, kjo do të ndikonte negativisht në procesin e anëtarësimit.
“Besojmë se fundi i vitit do të gjejë të anëtarësuar në Interpol. Natyrisht që përpos punëve të tjera që bëjmë në diplomaci, çdo ditë punojmë edhe në këtë drejtim. Nuk do të ndalem për të diskutuar numra apo diçka të ngjashme, pasi ajo do të shihet në samitin e Dubait. Ne besojmë fuqishëm se Kosova do ta përmbyllë këtë proces, i cili është interes trans nacional”, deklaroi Zeka, përcjell Telegrafi.
Hulumtuesi në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, Plator Avdiu, tregon për procedurat e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.
“Për anëtarësim në Interpol nevojiten 2/3 e anëtarëve të pranishëm në procesin e votimit. Prandaj nuk mund të flasim saktë për numrat që na nevojiten, pasi që nuk e dimë me saktësi sa anëtarë do të marrin pjesë në votim”, tha Plator Avdiu.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, thotë se gjasat janë reale që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL këtë vit dhe thotë se nga ky anëtarësim përfiton edhe vet INTERPOL-i.
“Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL sjell përfitime jo vetëm për Kosovën, por edhe për vetë këtë organizatë. Mos anëtarësimi i Kosovës deri tash ka ndikuar në luftimin e dukurive negative si transportimit të drogës, apo armëve. Me fjalë tjera kur Kosova do të jetë pjesë e kësaj organizate, atëherë Kosova do të jetë një hallkë e rëndësishme që do të luftojë krimin e organizuar krah për krah me vendet anëtare”, deklaroi Islami.
Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it do të mbahet në nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak