LAJMI I FUNDIT:

Grabitë paratë nën kërcënim të thikës, arrestohet 22 vjeçari

Grabitë paratë nën kërcënim të thikës, arrestohet 22 vjeçari
Foto: Ilustrim

Nga hetuesit policor të stacionit të Podujevës, sot është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes

Rasti ka ndodhur me 20 tetor në fshatin Shtedim, saktësisht në një market, ku një femre nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), i janë grabitur një sasi e parave.


Puna e hetuesve policor të stacionit të Podujevës, e cila është finalizuar sot, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar: E.Ll, 22 vjeç

Ndaj tij, prokurori i shtetit ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.