Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq ka thënë se shteti i tij nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve tjera.
Boshkoviq ka deklaruar pas një takimi me ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha kur është pyetur rreth iniciativës së institucioneve të Kosovës për shndërrimin e FSK në ushtri përmes ligjeve.
“Sa i përket Malit të Zi ne nuk përzihemi në çështjet e brendshme të vendeve fqinjë dhe presim që këta të Prishtinë ta zgjidhin këtë çështje dhe Mali i zi ka hapur derën që t’i ndihmoj vendet tjera për anëtarësim në NATO”, tha Boshkoviq.
Ai foli edhe për vizitën e tij në Kosovë për të cilën tha se tregon që kanë partneritet të mirë me Kosovën për t’ia treguar rrugën e avancimit drejt BE-së dhe NATO-s.
“Përveç kësaj flamuri i Malit të Zi do të ngritet si pjesë e NATO-s dhe do të jemi pjesë e KFOR-it në Kosovë.
Ai ka komentuar edhe për reagimet që janë bërë në Serbi kur dy pjesëtarë të ushtrisë së Malit të Zi kanë ardhur në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
“E kam komentuar këtë reagim nga Beogradi para së gjithash kjo është e motiveve të tjera. KFOR-i ka qenë këtu para se Mali i Zi të bëhet anëtare e NATO-s. Ne e dimë se KFOR-i është garantues i paqes dhe sigurisë dhe fundja ne jemi vetëm . Mali i Zi ka interesat e saj nacionale dhe kështu do të jetë”, tha Boshkoviq.
Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka thënë se e kanë informuar ministrin Boshkoviq për të arriturat e FSK-së.
“Gjatë vizitës e kemi njoftuar me të arriturat e FSK-së, progresin, me situatën, sidomos me procesin e transformimit të FSK-së.
Biseduam edhe për mënyrën e bashkëpunimit. Mali i Zi gjithmonë ka qenë dhe është një partner i fuqishëm i Kosovës dhe jemi të sigurt se rrugën përpara. Diskutuam edhe për paktin e Atlantikut ku organizator do të jetë Mali i zi dhe ne do të jemi pjesëmarrës”, tha ai./ KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë