Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjiq, ka thënë se Serbia nuk mund ta ndalë procesin e krijimit të ushtrisë së Kosovës, as fuqitë botërore siç janë Rusia dhe Kina, dhe ky proces, sipas tij, vetëm mund të ngadalësohet apo të shtyhet.
Janjiq tha për agjencinë e lajmeve Beta se pritet që vetëm Rusia në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB mund të flasë për krijimin e ushtrisë dhe largimin e UNMIK-ut nga Kosova, si një akt i njëanshëm i Perëndimit, “gjë që do të jetë edhe maksimumi i mospajtimeve diplomatike”.
“Interesave të Rusisë nuk i konvenon, sepse është e qartë se ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s, sepse ajo qysh tash bashkëpunon si forcë e sigurisë”, shpjegoi ai Janjiq, përcjell Telegrafi.
Janjiq ka thënë se fillimi i krijimit të ushtrisë së Kosovës nuk është diçka e re për Serbinë, por se momenti politik dhe i sigurisë ka qene vendimtar për SHBA-në dhe Kosovën për të filluar këtë proces.
Janjiq tha se për momentin formimi i forcave në Kosovë mund të çmilitarizohet më tej nga UÇK-ja dhe transformimi i parashikuar nga Rezoluta 1244.
“Është krijuar një situatë të favorshme të cilën amerikanët e kanë shfrytëzuar së bashku me Prishtinën, e këto janë tensionet e sigurisë që nga vrasja e Oliver Ivanoviq, arrestimi i Gjuriqit, shëtitjet në Ujman të dy presidentëve dhe tensionet që lindën më pas”, shpjegoi Janjiq.
Ai rikujtoi se Lista e Serbisë deri vonë ka marrë pjesë në diskutimet mbi Projektligjin për formimin e ushtrisë së Kosovës, por votimin e saj e kushtëzuar me kërkesat, siç është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe me kërkesa të tjera politike dhe financiare.
“Për Beogradin ky është një ngushtim i hapësirës së saj politike dhe të sigurisë dhe ndikimit në Kosovë, në veçanti te komuniteti serb”, tha Janjiq.
Sipas tij, për formimin e përfundimtar të ushtrisë së Kosovës do të duhen dy deri në pesë vjet.
“Serbia tani mund të bëjë një zhurmë të madhe politike, diplomatike dhe të sigurisë, të ankohet dhe të ftojë paqeruajtësit rusë, duke proklamuar pushtimin, por objektivisht kjo zhurmë kërcënon destabilizimin e Serbisë dhe tërheqjen e një pjese të saj në aktivitetet e armatosura, që është kufiri të cilin askush nuk guxon ta kalojë”, tha Janjiq.
Ai vuri në dukje se Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Methju Palmer, ka zbuluar se çështja e sigurisë do të përfshihet në agjendën e Brukselit, duke shtuar se ky është “përparim të madh”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E Majta: Propozim buxheti i Qeverisë është i kurdisur politikisht, i destinuar për zgjedhjet lokale
E frikshme, 23 sulme me eksploziv gjatë vitit 2024 në Shqipëri
Gashi: Edhe mund edhe nuk mund të themi se deri në fund të dhjetorit do të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese
Gazmend Muhaxheri i falë personat që e sulmuan, ndërmjetësues u bë Xhavit Haliti
Peshkaqeni “fantazmë” i zbuluar në brigjet e Shqipërisë, mahnit botën
Gjendet 7-vjeçari që humbi në një mal të Novobërdës
“Nuk kam qenë e dashura e tij, më përndiqte” – rrëfehet gruaja e plagosur në Korçë
Haradinaj: S’kam dashni të madhe ndaj PDK-së e LDK-së, por duhet ta heqim Kurtin nga pushteti
Nga QKUK jepen detaje për personin e plagosur që raportohet se është zyrtar policor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Sjellja e Mbappes kur Vinicius shënoi gol tregon më së miri se çfarë po ndodh mes dyshes te Reali
Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut në Rusi
Emri i legjendës së Real Madridit është bërë trend në rrjetet sociale pas lëndimit të Militaos
Guti i kërkon Realit transferimin e lojtarit legjendar: "Ai është pa ekip, anësor dhe qendror, me kosto zero"
A mund Donald Trump të bëhet sërish president në vitin 2028?