LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Dikush me qëllim po e bllokon lirimin e Sylejman Selimit

Gashi: Dikush me qëllim po e bllokon lirimin e Sylejman Selimit

Avokati i Sylejman Selimit Tomë Gashi ka thënë se mbajtja në paraburgim e klientit të tij është politike dhe jo ligjore.

Sipas tij ai po mbahet në burg kundërligjshëm dhe se për këtë është duke u përgatitur një kallëzim penal kundër përgjegjësve të kësaj situate.

“Për mbajtjen e kundërligjshme të Sylejman Selimit në burg është duke u përgatitur  një kallëzim  penal kundër të gjithë përgjegjësve që do të identifikohen për këtë skandal të qëllimshëm juridik me prapavijë politike”, ka shkruar Gashi në Facebook.


Gashi nuk beson se Selimi  ka luftuar për kësi sistemi juridik të Kosovës ku pasiguria juridike qëllimisht është duke u krijuar edhe ndaj vet komandantit të  Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Gashi thotë se që nga 11 qershori Sylejman Selimi është duke u mbajtur në burgun e Dubravës pa asnjë të drejte dhe për këtë nuk ka asnjë arsye ligjore përveç arsyeve “të fshehta” që sipas tij eventualisht “mund t’i dijë” apo “t’i ketë shpikur” vet Gjykata më e lartë në Republikën e Kosovës për ta mbajtur at në mënyrë të kundërligjshme në burg.

“Arsye ligjore nuk ka as për ta bllokuar lirimin me kusht të Sylejman Selimit gjë që këtë herë e bëri paneli për lirimin me kusht duke kërkuar informacione nga Gjykata Supreme të cilat ne avokatët e Sylejman Selimit jemi duke i kërkuar për më tepër se 133 ditë”, ka shkruar Gashi. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori