LAJMI I FUNDIT:

Libra me receta dhe këshilla rreth përgatitjes së ushqimit të shëndetshëm

Libra me receta dhe këshilla rreth përgatitjes së ushqimit të shëndetshëm

Librat të cilët ofrojnë receta dhe këshilla të ndryshme rreth përgatitjes së ushqimit të shëndetshëm në stinën e vjeshtës/dimrit.

Tani në stinën e vjeshtës për të pasur një shëndet të mirë duhet të kemi kujdes në zgjedhjen e ushqimeve që konsumojmë. Duke pasur parasysh se në këtë stinë kemi nevojë të jemi më të kujdesshëm sa i përket shëndetit dhe ushqimit, ne ju ofrojmë librat më të njohur që iu mundësojnë lexuesve të informohen me shumë receta dhe këshilla të ndryshme rreth kësaj çështjeje.

Ha Ushqehu Rrezato – Amelia Freer

Libri nga dietologia Amelia Freer ” Ha Ushqehu Rrezato” ka pasur një ndikim të madh tek shumë njerëz, kështu duke iu ofruar atyre disa metoda për të marrur vendimin e duhur në lidhje me ushqimin që ata konsumojnë.  Çdo kapitull i këtij libri fillon me citime të cilat në të njëjtën kohë do t’ju inspirojnë dhe do t’ju dërgojnë në rrugën e duhur për të zgjidhur misterin se çfarë mund të ndikojë tek trupi i njeriut për të jetuar një jetë më të shëndetshme dhe të lumtur.

Tek kapitulli i parë i cili titullohet “Dëgjojeni trupin. është më i zgjuar se ju” . Me këto dy fjali të thjeshta autorja jep sinjale tek lexuesit se duke u mbështetur tek reagimet e trupit ndaj ushqimit ju mund të vëreni se çfarë është e dëmshme për ju e çfarë jo. Më saktësisht Freer thotë se: ” Të ruash ekuilibrin e një jete të shëndetshme , mund të duket shumë e ndërlikuar në çastin kur e fillon, ndaj, po t’i ndryshosh gjërat një e nga një, e bën gjithë procesin mjaft të thjeshtë.”  Kështu ajo vazhdon edhe me kapitujt tjerë ku përmes një sërë recetash të dedikuara, të thjeshta, të shijshme dhe shumë të ushqyeshme, ajo na tregon se nuk është nevoja të bëjmë kompromis me shijen për tu ushqyer si duhet. Shume shpesh përgjatë librit autorja nënvizon se ” Të ushqehesh shëndetshëm, nuk ka qenë asnjëherë më e thjeshtë dhe shpërblyese”.

Që nga momenti kur libri është botuar, ka pasur nga komente më të ndryshme por më së shumti nga ato pozitive. Përveç njerëzve të thjeshtë edhe ata më të njohur kanë treguar se si pas leximit të këtij libri kanë pasur sukses tek dietat dhe shëndeti i tyre. Ndër të tjera, këngëtari i njohur britanik Sam Smith thotë: “Amelia Freer më ndihmoi të bija shtatë kilogramë në dy javë dhe gjithashtu, të ndryshoja marrëdhënien me ushqimin.”

Pra, në këtë libër mund të gjeni receta të cilat nuk zgjasin më shumë se 10 minuta për t’i përgatitur dhe  të cilat janë shumë efektive. Po ashtu, edhe revista Vogue i cilëson metodat e Amelia Freer si më të thjeshta duke thënë se: “Të ushqyerit shëndetshëm është bërë më e lehtë, prej këshillave të drejtpërdrejta të autores Freer, e cila e ndihmon njeriun të ndryshojë komplet jetën dhe stilin e të jetuarit dhe të ushqyerit”.

Mësimet e Diolës (Ushqim Për Çdo Sëmundje) – Diola Dosti Baftiu

Edhe pse shkenca e dietologjisë dhe nutricionit është një shkencë e re, prapë se prapë me kalimin e kohës vazhdon të vërtetojë ato receta dhe këshilla që edhe gjeneratat më parë i kanë përdorur por sigurisht pa ndonjë udhëzim konkret. Libri “ Mësimet e Dioles”  është i pasur me plot receta dhe këshilla për ushqimet e shëndetshme, si dhe na ofron metoda se si duhet t’i shmangim ushqimet e dëmshme që shkaktojnë sëmundje të rënda. Ky libër faktikisht është përmbledhje e gjithë punës 5 vjeçare të autores në fjalë.

Pra, të gjitha recetat dhe këshillat janë të shkruara me një gjuhë të thjeshtë ku edhe ata të cilët nuk janë ekspert në këtë fushë mund t’i kuptojnë shumë lehtë ato dhe t’i përdorin.

Recetat dhe këshillat të cilat iu ofrohen lexuesve në këtë libër janë të bazuara në shkencë siç tregon edhe vetë autorja në njërën prej intervistave. Ajo thotë se “ nëse iu rekomandoj dikujt të pijë ujin atëherë unë më parë hulumtoj reaksionet kimike që mund të ketë ky lëng dhe ndikimin e tij në gjak dhe organizëm”. Për më tepër, të gjitha këto informacione janë të bazuara tek hulumtimet shkencore që janë bërë nga universitetet e mjekësisë dhe mund të përdoren pa asnjë dyshim. Për këtë shkak mbledhja dhe vërtetimi i informacioneve kanë zgjatur rreth 5 vjet sepse autorja ka pasur dëshirë që tu ofroj lexuesve informacione të besueshme.

Të jetosh gjatë dhe shëndetshëm – Martha Stewart

Ky libër ndryshe nga të tjerët ofron këshilla për një audiencë të caktuar. Martha Stewart, një businesswoman nga Amerika ofron këshilla për një jetesë të shëndetshme dhe të gjatë, duke iu referuar atyre të cilët tashmë kanë kaluar të dyzetat.

Martha Stewart nga eksperienca e saj i këshillon lexuesit që të shijojnë jetën e tyre sidomos pas moshës dyzet vjeçare duke iu ofruar atyre rreth dhjetë rregulla. Për më tepër, autorja thotë se kjo audiencë mund të arrijë të jenë të lumtur dhe të shëndetshëm duke filluar nga ndryshimi i ambientit që i rrethon në shtëpi dhe pastaj të merren me ndryshimin e gjërave të tjera.

Dhjetë rregullat e arta për një plakje të suksesshme janë të ndarë në kapituj, ku trajtohen nevojat gjithmonë e të cilat ndryshojnë përgjatë çdo dhjetëvjeçari. Duke përfshirë këtu:

• TË USHQEHEMI SHËNDETSHËM: mbani një depo me produkte të shëndetshme, ku të gjenden elementet bazë të regjimit tonë ushqimor.
• TË QËNDROJMË NË FORMË E TË SHËNDETSHËM: qëndroni në formë duke përmirësuar ekuilibrin, forcuar rezistencën dhe duke ruajtur fleksibilitetin.
• MENDJE E SHËNDOSHË: stimuloni aktivitete të reja për trurin për të parandaluar humbjen e kujtesës.
• PERSPEKTIVË E SHËNDETSHME: vendosni pikësynime të përditshme duke forcuar lidhjet shoqërore.
• TË JETOJMË SHËNDETSHËM ÇDO DITË: mjekohuni me zgjuarsi dhe kushtojuni vëmendje dhimbjeve.
• PAMJE E SHËNDETSHME: kujdesuni për lëkurën dhe përshtatni grimin me moshën.
• SHTËPI E SHËNDETSHME: krijoni mjedise që pasqyrojnë mënyrën se si doni të jetoni.
• PËR NJË TË ARDHME TË SHËNDETSHME: mbani në kontroll shëndetin, që të parandaloni sëmundjet.
• KUJDESI PËR SHËNDETIN: përgatituni të ndihmoni të tjerët, por pa lënë pas dore veten.

Në fund, autorja tregon se çelësi për të jetuar “gjatë dhe shëndetshëm” është duke krijuar zakone të thjeshta dhe pastaj çdo dhjetë vjet kur t’i arrini të pesëdhjetat e të gjashtëdhjetat ta keni më të lehtë për të jetuar shëndetshëm dhe pa probleme. Gjithashtu, për sa i përket këtij libri, ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës thotë: “shpesh herë e kam vërejtur që kur merren masat më të thjeshta për tu kujdesur për shëndetin, ato përbëjnë një ndryshim të madh”. Më pas ai thotë se “Idetë të cilat mund t’i gjeni tek libri Të jetosh gjatë dhe shëndetshëm mund të kombinohen në aktivitetet e përditshme të cilat të ndihmojnë të ndiheni më mirë dhe të vazhdoni të bëni atë se çfarë ju dëshironi”.

100 Best Health Foods

Një libër nga botuesi Parragon Books, i cili përmban një sasi të konsiderueshme të këshillave se cilat ushqime janë të shëndetshme.

Është e vërtetë që çdo njëri përfiton diçka nga dietat e shëndetshme, por prapë se prapë cilat janë ato ushqime që janë të pasura me karbohidrate dhe vlera ushqyese të cilat ju nevojiten trupit tuaj mund t’i gjeni tek ky libër.

Një libër i cili ju ofron receta të ndryshme për të krijuar shprehi të gatuarit në mënyrë të shëndetshme dhe për t’iu ofruar këshilla dhe informacione se si të gatuani ushqim për të cilin trupi juaj ka nevojë.

Disa lloje të ushqimeve që përfshihen tek kapitujt e këtij libri janë:

Pemë dhe Perime

Peshku dhe ushqimet e tjera të detit

Fasule dhe bathë të tjera

Përveç të tjerash, ky libër përfshin informacione edhe fakte për vlerat ushqyese që ofrojnë këto ushqime të cekura më lartë, duke përfshirë këtu edhe receta të tjera për përgatitjen e lëngjeve organike me fruta, supë, sallata të ndryshme me salcë organike, e të tjera.

Duke gatuar me udhëzimet e këtij libri, gjithçka do të jetë më e lehtë, më e shëndetshme, dhe më e shpejtë!

100 Best Fresh Salads

Adhuruesit e sallatave mund të gjejnë tek libri “100 Best Fresh Salads” kombinime të ndryshme të tyre të cilat ndihmojnë në nxitjen e metabolizmit dhe në shtytjen e të jetuarit shëndetshëm. Recetat të cilat ofrohen tek ky libër janë shumë të lehta për tu përgatitur dhe mund të përdoren si meny kryesore gjatë ditës ose edhe si garniturë e ndonjë pjate tjetër kryesore.

Fotografitë e kualitetit të lartë që përmban ky libër arrin të bind dhe ndihmoj edhe ata të cilët janë të rinjë në fushën e kulinarisë që mund të gatuajnë pa asnjë problem.

Siç e thekson edhe autori i këtij libri, pasi që të keni provuar recetat e sallatave që janë të rekomanduara në këtë libër ju nuk do të mendoni më për sallatat si “një ushqim i rëndomtë për lepuj”. Sepse deri tani sallatat janë konsideruar si ushqim pa shije dhe jo interesant por kjo ide tani më ka filluar të ndryshojë. Ju tani mund të bëni kombinime të ndryshme me pemë dhe perime dhe në këtë mënyrë ju do ta ndihmoni trupin tuaj të ushqehet më mirë se zakonisht.

Women’s Weekly- Winter Express

Libri “Women’s Weekly” është botim Australian ku ka për qëllim t’i inspiroj veçanërisht femrat anë e mbanë botës për të gatuar me përbërës të freskët në stinën e vjeshtës dhe dimrit.

Më shumë se 100 receta të cilat mund t’i gatuani me përbërës të freskët në ato ditë të ftohta vjeshte dhe dimri. Në këtë libër thuhet se ne mendojmë se për të gatuar një ushqim të mirë në stinën e vjeshtë dhe dimrit zgjat shumë orë. Por, për të shmangur këtë ide dhe për të shijuar ushqim të mirë ky libër iu ofron recetat që mund të gatuhen në më pak se një orë.

Këtu janë të përfshira receta nga më të ndryshmet, si të gatuajmë:

• Pasta
• Supë dhe gjyveç
• Bukë shtëpie
• Biftek
• Ëmbëlsira

Një libër i cili ju nevojitet në këto ditë të ftohta për tu ngrohur me ushqimet e përgatitura!

Përveç të rriturve të cilët prej jetës dinamike që kanë duhen të ushqehen shëndetshëm në mënyrë që të jenë më aktivë edhe fëmijët duhet të ushqehen shëndetshëm që nga dita e parë e jetës së tyre. Sikurse edhe autorja e librit “Oreks të mirë bebush” citon “Fëmijët që kur lindin kanë nevojë për përkujdesje të rregullt”. Duke nënkuptuar me këtë thënie se “përkujdesja e rregullt” përfshin edhe zgjedhjen e ushqimit me vlera ushqyese për ata, i cili ndihmon në rritjen dhe forcimin e imunitetit të tyre.

 Oreks të mirë bebush- Hatice Kubra Tongar

Një botim nga autorja turke Hatice Kubra Tongar, ku ofron gjithçka nga vetja e saj për ato femra të cilat sapo janë bërë nëna dhe kanë nevojë për ndihmë në lidhje me të ushqyerit fëmijët e tyre. Ky libër ofron 87 receta të veçanta me vlera ushqimore për fëmijët deri në moshën një vjeçare.

Foshnjat e sapolindura kanë potencialin për të rënë lehtësisht pre e të gjitha sëmundjeve. Që të zhvillohen shëndetshëm ata kanë nevojë për një di­etë të balancuar dhe të rregullt. Një foshnjë apo fëmijë i/e cila është e dobët fizikisht është gjithmonë nën rrezikun për të rënë pre e sëmundjes. Mburoja më e madhe kundër sëmurjes është të ushqyerit metod­ikisht që nga moment­ kur foshnja lind. Ushqim­i është nevoja e parë dhe kryesore në jetën e njeriut. Pas lindjes, zhvillmi­ dhe rritja e shëndetshme e fëmijës s­i dhe zhvillmi­ ­ organeve bëhen të mundur veçse me anë të një d­iete të rregullt dhe të balancuar.

Në fund, autorja e cek se çfarë është më e rëndësishme kur gatuan për foshnjën tënde të sapo lindur është gjithmonë të gatuash me dashuri.

Një libër me përplot receta të volitshme dhe praktike që çdo nënë duhet ta ketë në shtëpi!

Si ti ushqejmë fëmijët në mënyrë të shëndetshme- Anita Bean

Ky libër është një udhëzues praktik për prindërit se si t’i ushqejnë fëmijët në mënyre të shëndetshme. Për shumë prindër në fillim mund të duket diçka e pazakontë që tu ofrojnë fëmijëve të tyre ushqim të pasur me fibra. Të jetë ushqim “dietal” nuk do të thotë që fëmijët e tyre nuk do të hanë asgjë, por që ky ushqim do t’i ndihmojë ata të kenë një lloj balancimi tek mënyra e të ushqyerit.

Këshillat që përmban ky libër, iu dedikohet prindërve të cilët kanë nevojë t’iu balancojnë të ushqyerit fëmijëve që janë mbi peshë. Siç thotë edhe autorja Anita Bean tek ky libër “Një dietë e shëndetshme sot, do të thotë një dietë e shëndetshme pas dhjetë vjetësh. Fëmijët nuk i harrojnë zakonet e këqija të të ngrënit. Ata vazhdojnë të konsumojnë të njëjtin ushqim që iu është dhënë dikur”.

Pra, duke filluar shumë herët fëmijët krijojnë shprehi të ushqehen mirë. Një dietë e shëndetshme do të thotë një baraspeshim në proteina, karbohidrate, yndyra, vitamina dhe kripëra minerale. Sigurohuni që në dietën e fëmijë tuaj të keni të përfshirë:

Të merrni ushqime nga çdo grup ushqimor, çdo ditë;

të zgjidhni një larmi ushqimesh nga secili grup;

të merrni numrin e rekomanduar të racioneve;

të kontrolloni masën e racioneve.

Fëmijët në tryezë- Gianfranco Trapani

Ky është njëri ndër librat e tjerë të pediatrit dhe shkrimtarit Gianfranco Trapani, përveç librit “Right Food For Children“.

Mënyra të ushqyeri për të rritur fëmijë të fortë dhe të shëndetshëm: Çfarë mund të hanë fëmijët e vegjël: Kur është mirë të fillojë heqja e gjirit? A mund ta bësh fëmijën vegjetarian që herët? Këto janë disa nga pytjet themelore që bëhen tek libri “Fëmijët në tryezë” nga autori i njohur Guanfranco Trapani në mënyrë që t’iu ofroj prindërve më shumë mundësi për të arritur që fëmijët e tyre të fillojnë të binden që të hanë bashkë me prindërit në tryezë. Dhe që në moshë të hershme të fillon trajnimi i tyre për të ngrënë fruta dhe perime në mënyrë që të krijojnë shprehinë e të ushqyerit mirë.

Në këtë botim gjeni këshilla të urta, informacion të shumëllojtë dhe receta të thjeshta, që i ndihmojnë, sidomos prindërit e rinj, të zgjedhin rrugën e duhur në dobi të fëmijëve të tyre.

Sallata- Academia Barilla

Shtëpia botuese e njohur nga Shqipëria Ideart, na sjell librin “Sallata” të botuar nga akademia e njohur për prodhimin dhe përgatitjen e ushqimeve të ndryshme si pasta, ëmbëlsira, dhe sallata Barilla nga Italia.

Në këtë libër kompakt dhe praktik mund t’i gjeni rreth 40 receta të ndryshme sallatash, duke filluar nga ato më klasike e deri tek ato moderne.

Ata të cilë tkanë pasion gatimin, Italinë, dhe sallatën nuk duhet të hezitojnë që ta kenë këtë libër në shtëpinë e tyre!

Të gjithë këta libra dhe shumë të tjerë mund t’i gjeni në Libraria “Dukagjini”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Ekonomi
Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

Ekonomi
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Botë
Kalo në kategori