LAJMI I FUNDIT:

Çavusoglu i konfirmon Veselit mbëhtetjen e Turqisë për Kosovën

Çavusoglu i konfirmon Veselit mbëhtetjen e Turqisë për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Veseli dhe ministri i Jashtëm turk, diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, për raportet e midis dy vendeve respektive dhe mundësitë e forcimit të mëtejmë të tyre.


Kreu i Kuvendit të Kosovës e njohu shefin e diplomacisë turke me proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë, sfidat e tij të brendshme dhe zhvillimet në rrafshin ndërkombëtar.

Duke vlerësuar lart mbështetjen e Turqisë për Kosovën, kryeparlamentari Veseli theksoi rëndësinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në zhvillimin e brendshëm ekonomik, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe zgjerimit të njohjes ndërkombëtare të tij.

Kryediplomati turk, Mevlut Çavusoglu, tha se shteti i tij vazhdon të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Kosovë, ndërsa konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e parezervë të Ankarasë zyrtare për Kosovën në të gjitha fushat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori