LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Zëri i Vasfijes theu heshtjen që na përcolli për shumë vite

Reçica: Zëri i Vasfijes theu heshtjen që na përcolli për shumë vite

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti sot në takim Vasfije Krasniqi- Goodman, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe drejtoreshën e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti.

Ministri Reçica përgëzoi Krasniqi- Goodman për kurajon dhe vullnetin për të rrëfyer ngjarjen e saj, duke u bërë zëri që theu heshtjen që na përcolli për shumë vite.

“Zëri yt është zëri i të gjitha atyre motrave dhe nënave tona që ndër shekuj kanë heshtur me gjëmën e tyre”, tha ministri.


Ministri tha se në kuadër të përpjekjeve institucionale, Qeveria ka themeluar komisionin për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.

“Kjo është e pakta çfarë mund të bëjmë dhe jemi të vetëdijshëm që nuk është e mjaftueshme. Nevojitet guximi ynë qytetarë dhe moral që të mos heshtim, të ngrisim zërin, ta themi të vërtetën me zë”, tha ministri.

Gjatë takimit, në mënyrë simbolike ministri Reçica dhe kryetarja e komisionit qeveritar për verifikim dhe njohjen e statusit të të dhunuarve gjatë luftës në Kosovë, znj. Minire Begaj, i dhanë Krasniqi- Goodman vendimin mbi njohjen e statusit.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori