LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit do ta pastrojnë kopshtin zoologjik të Shkupit

Të burgosurit do ta pastrojnë kopshtin zoologjik të Shkupit

Të burgosurit e burgut në burgun e Shutkës do të bëjnë voluntarizëm te Kopshti zoologjik. Drejtorët e Kopshtit zoologjik dhe Entit ndëshkimor-përmirësues “Shkupi”, Gjorgji Galletanovski dhe Gjoko Kotevski, sot nënshkruan memorandum për bashkëpunim.

“Me këtë e fillojmë projektin për risocializimin dhe edukimin e personave të dënuar për vepra penale më të lehta. Të burgosurit do të voluntojnë në mirëmbajtjen e higjienës, pastrimit, rregullimin dhe renovimin e strofullave. Kopshti zoologjik është i hapur për bashkëpunim me të gjithë entet shtetërore dhe institucionet”, thotë drejtori i Kopshtit zoologjik, Gjorgji Galletanovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga Kopshti zoologjik shtojëse gjatë muajve të kaluar është rritur numri i qytetarëve që e vizitojnë Kopshtin sidomos me ardhjen e dy elefantëve Dunja dhe Daella./Telegrafi/