LAJMI I FUNDIT:

Vrasësi i gazetares bullgare: Më vjen keq, nuk kam dashur ta mbys

Vrasësi i gazetares bullgare: Më vjen keq, nuk kam dashur ta mbys

I akuzuari për vrasjen e gazetares bullgare Viktoria Marinova, 30-vjeçe, ka deklaruar sot gjatë seancës dëgjimore në qytetin Ruse, se i vjen keq që e ka vrarë Marinovën dhe se nuk ka dashur ta bëjë një gjë të tillë.

“Më vjen shumë keq. Nuk mund ta besojë që e kam bërë një gjë të tillë”, ka deklaruar Severin Krasimirov, 20-vjeq, transmetotn Telegrafi.


Ai i ka pranuar të dy veprat që rëndojnë mbi të, përdhunimin dhe vrasjen, por ka shtuar se nuk i kujtohet pothuajse asgjë nga kjo ngjarje pasi ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe drogës në ato momente.

Gjykata bullgare ka vendosur që Krasimirov të mbetet në paraburgim që nga fillimi i procesit të gjykimit. Ndërkaq, trupi i gazetares hulumtuese është gjetur më 6 tetor në qytetin Ruse.

Hetuesit fillimisht kishin menduar se Viktoria është vrarë për shkak se po hetonte korrupsionin në BE, por në fund doli të mos jetë ashtu.

Krasimirov është ekstraduar të premten e kaluar në Bullgari nga autoritetet gjermane, ku jeton e ëma që e kishte raportuar të birin tek autoritet gjermane të sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori