LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari në objektin e Prokurorisë në Pejë

Arrestohet i dyshuari në objektin e Prokurorisë në Pejë
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ndaluar të dyshuarin L.R, nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte kanosur të dëmtuarën V.M, të cilën dyshohet se e kishte marr nga shteti i Malit të zi me qëllim që kjo e fundit, të tërhiqet nga ndjekja penale ndaj tij, pranë kësaj prokurorie, për dy veprat penale të “Kanosjes”, për të cilat Prokuroria Themelore në Pejë kundër të pandehurit L.R. me datën 18.10.2018 kishte ngritur dy aktakuza, ku viktimë e këtyre rasteve ishte e dëmtuara V.M. dhe familjarët e saj.

Me t’u vërejtur ky fakt, prokurori i çështjes menjëherë ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit L.R. i cili gjendej në hollin e objektit të kësaj prokurorie dhe ndaj tij ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për shkak të dyshimit të bazuar se kishte për të kryer sërish veprën penale “Kanosje” .

Po ashtu, ndaj të pandehurit, Prokuroria Themelore e Pejës, ka parashtruar kërkesën për caktimin të paraburgimit, mbi bazën e dyshimit se i njëjti mund të përsëris veprën e njëjtë penale në dëm të dëmtuarës dhe të ndikoj në rrjedhën normale të procedurës duke përgatitur mbrojtjen në favor të tij. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori