Në takimin e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, është zhvilluar një diskutim me ekonomistë e zyrtarë ligjorë në kuadër të kampanjës “Drejtësia dhe Biznesi”.
Tahiri ka treguar se qëllimi i këtij takimi është të mblidhen mendime dhe rekomandime nga odat ekonomike, shoqatat e bizneseve, dhe profesionistëve të tjerë lidhur me gjendjen aktuale të sundimit të ligjit për bizneset.
“Kam filluar një reformë ndërsektoriale dhe është reforma më e gjerë, më e thellë që është bërë ndonjëherë në sektorin e sundimit të ligjit. Është një reformë që udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë dhe pjesë e saj janë Ministria e Financave, Këshilli Gjyqësor Prokurorial dhe Ministria e Punëve të Brendshme, dhe jemi duke përmbyllë fazën e parë të saj. Qëllimi është ta nxjerrim një strategji ndërsektoriale ku nga korriku do ta fillojmë implementimin e saj”, ka thënë ai.
Sipas ministrit Tahiri, një ndër shtyllat më të rëndësishme ligjore është drejtësia komerciale.
“Kam pasur një bashkëpunim me USAID-in ku kemi edhe ekspertë që do të angazhohen direkt në këtë shtyllë. Unë e konsideroj të rëndësishme bashkëpunimin dhe rekomandimet e juaja. Para se të mendojmë për investitorët e huaj le të mendojmë për këta që i kemi këtu. A ka nevojë Kosova për një gjykatë komerciale, cilat do të ishin çështjet që duhet të diskutohen në atë gjykatë. Dua t’i dëgjoj mendimet e juve dhe t’i marr me shkrim rekomandimet e juaja, sepse ju jeni ata që ballafaqoheni në baza ditore me këto çështje”, është shprehur Tahiri.
Ndërsa kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka thënë se ka shumë raste të bizneseve që hezitojnë të ecin tutje me punën e tyre për shkaqe ligjore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025