LAJMI I FUNDIT:

Për 19 ditë, 85 zjarre në rajonin e Kumanovës

Për 19 ditë, 85 zjarre në rajonin e Kumanovës

Prej 1 tetorit deri sot Njësia e Zjarrfikësve në Kumanovë ka intervenuar në 85 raste. Sipas komandantit të zjarrfikësve të Kumanovës, Dejan Ilievski më shumë zjarre ka pasur në hapësira të hapura.

“Më shpesh janë jegur barë i thatë dhe kashtë. Mund të them se gjatë viteve të kaluara nuk kemi pasur numër kaq të madh të zjarreve në muajin tetor”, tha Ilievski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të tyre, vitin e kaluar në muajin tetor ka pasur gjithsej 25 zjarre. Ndërsa nga fillimi i këtij muaji ekipet e zjarrfikësve vazhdimisht janë në terren, në disa raste me intervenime edhe dhjetë herë brenda ditës.


“Veprojnë në rajon më të gjerë, Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër. Në disa zjarre që janë shkaktuar nga djegia e kashtës, janë kapluar edhe disa shtëpiza”, tha Ilievsi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori