LAJMI I FUNDIT:

Arda Turan akuzohet për lidhje me Fetullah Gulen

Arda Turan akuzohet për lidhje me Fetullah Gulen

Karriera e Arda Turan në futboll, mund të mbyllet para kohe.

Të tjera telashe për mesfushorin turk, Arda Turan.

Pas dënimit rekord me 16 ndeshje në kampionatin turk ku luan me skuadrën e Basaksehir, ish-mesfushori i Barcelonës u përfshi në një skandal gjatë javës që lamë pas.


Tashmë të rejat rreth tij flasin se prokuroria e Stambollit ka nisur një hetim pikërisht për 31-vjeçarin pasi mbi të ka dyshime se është i lidhur me grupin gylenist që tentoi grushtin e shtetit në vitin 2016.

Arda është duke u hetuar nga drejtësia turke për lidhje me grupin e Fethullah Gulen, i akuzuari kryesor për atentatin që iu bë qeverisë.

Siç raporton e përditshmja turke Hurriyet, prokuroria ka informacione se këta persona mund të kenë ofruar mbështetjen e tyre në organizimin e gylenistëve, lëvizje kjo që pas episodit të shënuar në 2016-ën ku u përfshi edhe ushtria turke, qeveria aktuale e ka kategorizuar si organizatë terroriste.

Në një moment negativ të karrierës, e cila duket se po shkon drejt fundit lojtari i Istanbul Basaksehir rrezikon pikësëpari deri në 12 vite burg për përleshjen e tij në një prej klubeve të natës me këngëtarin Berkay dhe tashmë duhet t’i bëjë llogaritë edhe me akuzat e reja që qeveria duket se po ngre kundrejt tij.

Në trend Sport

Më shumë
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

La Liga
Flick është gati ta përfshijë në skuadër, mësohet kur do të rikthehet Gavi

Flick është gati ta përfshijë në skuadër, mësohet kur do të rikthehet Gavi

La Liga
Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Ndërkombëtare
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Lewandowski tregon fjalët e Szczesny para se të bashkohej me Barcelonën

Lewandowski tregon fjalët e Szczesny para se të bashkohej me Barcelonën

La Liga
Kalo në kategori