LAJMI I FUNDIT:

Sqarimi i Gjykatës Supreme për vendimin në rastin e Vasfije Krasniqit

Sqarimi i Gjykatës Supreme për vendimin në rastin e Vasfije Krasniqit

Gjykata Supreme ka reaguar pas rrëfimit të viktimës së dhunimit gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqit.

Sipas rrëfimit, dy përdhunuesit e saj janë liruar me vendim të Gjykatës Supreme dhe kjo gjë ka nxitur edhe reagime të shumta në media dhe te qytetarët.Për këtë arsye, Gjykata Supreme përmes një sqarimi ka bashkëngjitur Aktgjykimin e këtij rasti, ku edhe jepet arsyetimin e vendimit të marrë.


Gjithashtu kjo gjykatë ka sqaruar se sipas Kodit Etik për Gjyqtar, e kanë të ndaluar komentimin e aktgjykimeve, qoftë nga kryetari i Gjykatës, qoftë nga gjyqtari i rastit.

Të gjitha lajmet rreth Vasfije Krasniqit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Vasfije Krasniqit

“Me qëllim të informimit të drejtë dhe te plotë të publikut lidhur me rastin e Vafsije Krasniqit, viktimë e dhunimit, gjatë luftës së fundit në Kosovë, bashkëngjitur gjeni Aktgjykimin e këtij rasti, (i cili është i anonimizuar, bazuar në Udhëzimin Administrativ, 02/2016), ku jepet arsyetimi për vendimin e marrë.

Gjykata Supreme, ju njofton se, sipas Kodit të Etikës për Gjyqtarë, komentimi i aktgjykimeve, qoftë nga kryetari i Gjykatës, qoftë nga gjyqtari i rastit, është i ndaluar. Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në reagimin e tyre. /Telegrafi/

Ky është Aktgjykimi i Gjykatës Supreme:

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori