LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori Maloku takon përfaqësuesen e lartë të ambasadës gjermane, Ellen Burgemeister

Kryeprokurori Maloku takon përfaqësuesen e lartë të ambasadës gjermane, Ellen Burgemeister

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, sot ka pritur në takim pune përfaqësuesen e lartë të ambasadës gjermane, Ellen Burgemeister.

Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, si dhe dy prokurorë nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Fillimisht, në këtë takim kryeprokurori Maloku dhe kryetari Azizi, kanë njoftuar përfaqësuesen e lartë të ambasadës gjermane, mbi funksionimin dhe efikasitetin e sistemit prokurorial dhe gjyqësor.


Gjatë këtij takimi është diskutuar kryesisht rreth sistemit të drejtësisë, për arritjet dhe sfidat në fushën e sundimit të ligjit, në mënyrë që të ofrohet ndihmë e ndërsjellë juridike në procedurat penale, nga të dy shtetet.

Gjithashtu, edhe përfaqësuesja nga ambasada gjermane, ka ofruar mbështetjen e shtetit të saj, që edhe më tej të ndihmojë sistemin e drejtësisë së Kosovës.

Në fund të takimit, kryeprokurori Maloku, është shprehur falënderues ndaj Republikës Federale të Gjermanisë, për kontributin dhe qasjen ndaj Kosovës, si dhe është shprehur i përkushtuar që bashkëpunimi mes dy vendeve në të ardhmen të thellohet edhe më shumë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori