Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten votuan ratifikimin e dy marrëveshjeve në fushën e sigurimeve sociale, ajo me Konfederatën e Zvicrës dhe Mbretërinë e Belgjikës, gjë që mundëson që shumë shpejt, qytetarët tanë që kanë punuar në këto shtete, të nisin t’i gëzojnë pensionet kontributpaguese, pensionin bazik të moshës, pensionet familjare dhe invalidore të punës.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, para deputetëve tha se këto marrëveshje janë jetike dhe prekin drejtpërdrejt qytetarët e Republikës së Kosovës dhe se nënshkrimi i tyre është pritur me padurim nga qytetarët tanë të cilët kanë derdhur djersën e tyre për të kontribuar jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për ekonominë e Kosovës.
Të dyja marrëveshjet ishin nënshkruar këtë vit nga ministri Reçica dhe përfaqësues të shteteve respektive.
“Gjatë periudhës prej se jam mandatuar si Ministër i MPMS-së, çështjen e marrëveshjeve për sigurime sociale e kam vënë në top prioritetet e Ministrisë, sidomos marrëveshjen me Zvicrën duke ditur se që nga viti 2010 një e tillë ishte ndërprerë dhe qytetarët tanë nuk kanë mundur t’i realizojnë të drejtat e tyre”, tha ministri.
Pas ratifikimit të këtyre marrëveshjeve nga ana e deputetëve, ministri Reçica përgëzoi qytetarët që do të përfitojnë nga këto marrëveshje të rëndësishme.
Marrëveshjet e ratifikuara sot u mundësojnë gjithashtu qytetarëve kosovarë të cilët kanë punuar në Zvicër apo Belgjikë, që pas arritjes së moshës së pensionimit, të kenë të drejtë që këtë pension ta marrin në Kosovë si dhe do t’ju mundësohet e drejta për t’i bashkuar periudhat e kontributeve në mënyrë që të realizojnë pensionin, në rastet kur nuk është e mundur që të plotësojnë kushtet ligjore për pensionim qoftë në Kosovë, apo Zvicër ose Belgjikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime