Qendra për komunikime civile (QKC) ka publikuar të dhëna në lidhje me makinat që posedojnë institucionet qeveritare dhe komunat në Maqedoni.
QKC ka publikuar informacione të detajuara në lidhje me makinat si modeli, viti i prodhimit, viti i blerjes dhe çmimi. Sipas të dhënave të publikuara, ministritë dhe komunat në vend posedojnë gjithsej 2645 makina, prej të cilave 2008 arrijnë vlerën e 33 milionë eurove, ndërsa për 637 makina institucionet relevante nuk kanë dorëzuar të dhëna për çmimin, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministritë kanë 2214 makina me vlerë prej 27.2 milionë euro, ndërsa komunat kanë 430 makina me vlerë prej 5.7 milionë euro.
Edhe pushteti qendror edhe ai lokal më shumë përdorin makinën e tipit “Skoda”, pastaj “Volkswagen” dhe “Ford”. Ndërsa pesë makinat më të shtrenjta të tipit “Mercedes” janë blerë nga Ministria e Punëve të Brendshme (572.780 euro), Ministra e Punëve të Jashtme (81.301 euro), Ministria e Financave (76.768 euro), Komuna e Shën Nikollës (77.839 euro) dhe Komuna e Kavadarit (70.075 euro).
Më shumë makina posedon MPB-ja – 1559, ndërsa pasohet nga Ministria e Mbrojtjes (142 makina) dhe e Bujqësisë me 108 makina). Tek komunat udhëheq Bashkia e Shkupit me 36 makina, e ndjekur nga Karposhi me 16 dhe Kërçova me 14.
Çmimi mesatar i makinave të blera nga institucionet qeveritare është 16.690 euro, ndërsa tek komunat 15.051 euro. Kurse vjetërsia mesatare e makinave është 12.5 vite.
Këto të dhëna janë siguruar në bazë të kërkesës për qaje të lirë në informacionet me karakter publik nga 97 institucione. Është dashur tre muaj që të mblidhen informacionet, të cilat janë bërë publike për përdorime të mëtejshme, të cilat të plota mund t’i lexoni në këtë link./Telegrafi/
Detaje për makinat e qeverisë dhe komunave:
Makinat që përdoren më së shumti nga institucionet në qeveri:
Makinat që përdoren më së shumti tek komunat në vend:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile
Gutierres: Raporti për median aspak befasues, ftojmë Qeverinë që t’i mbrojë gazetarët në vend se t’i sulmoj ata
Podujeva do të bëhet më Zonë Industriale, ministrja Hajdari dhe kryetari Bulliqi nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë prej rreth 4 milionë euro
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe